Berisha: Mosbindja civile, bekimi i Zotit! Është ajo që presin miqtë e vërtetë të Shqipërisë dhe jo McGonigalër dhe monstra të tjera

19:54, 01/10/2024
A+ Aa A-

Lideri demokrat Sali Berisha, gjatë fjalës së tij u shpreh se mosbindja civile është bekimi i Zotit dhe ajo që presin miqtë e vërtetë të Shqipërisë.

Miqtë e mi, mosbindja jonë civile është bekimi i Zotit.

Është ajo që presin shqiptarët në të katër anët e dheut.

Është ajo që presin miqtë e Shqipërisë, miqtë e vërtetë të Shqipërisë dhe jo McGonigalër dhe monstra të tjera.

Ndaj dhe ky mision, kjo betejë nuk është e rëndësishme vetëm për Shqipërinë, por triumfi i saj kundër mafies ndërkombëtare është i një rëndësie të madhe për qytetarët europianë, për qytetarët e SHBA, për njerëzit e lirë në mbarë botën, të cilët nuk pajtohen kurrë me burgosjen politike.

Të cilët nuk shiten dhe blihen me para krimi, por qëndrojnë për ligjin dhe Kushtetutën, për të drejtat e njeriut dhe dinjitetin.

Ndaj dhe beteja jonë është frymëzuese.

Beteja jonë brirët e shpresës për shqiptarët në Shqipëri dhe kudo.

Janë lajmi më i madh, më i mirë që ne përcjellim tek të gjithë zyrtarët, tek të gjithë qytetarët e vendeve mike dhe partnere në mbarë botën, të cilët nuk pajtohen kurrë me narkoshtetin në Shqipëri, me burgjet politike në Shqipëri.

Nuk pajtohen kurrë me vjedhjet e tmerrshme që qeveria u bën shqiptarëve, me urinë e fëmijëve në një vend të bekuar si Shqipëria.

Nuk pajtohen kurrë me tonelatat e narkoeurove që vërshojnë në këtë vend dh që përzënë shqiptarët nga Shqipëria.

Nuk pajtohen kurrë me boshatisjen e këtij vendi të bekuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco