Berisha: Flakët në oborrin e parlamentit tmerruan organizatën kriminale të Skapit të partisë. Mosbindja civile, rruga e vetme

19:44, 01/10/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në tubimin e përnatshëm në 'Rrugën e Shpresës', u shpreh se mosbindja civile është rruga e dinjitetit, rruga e guximit, dhe rruga e fitores për çdo qytetar.

'Në flakët në oborrin e parlamentit, ata panë ndëshkimin ligjor për krimet e tyre'- u shpreh Berisha.

FJALA E BERISHËS

Të dashur miq, ato flakë tmerruan organizatën kriminale të Skapit të partisë.
Tmerruan mercenarët Dumani-Kraja e kompani, të cilët si shushunja majmen duke rrjepur kriminelë, vrasës me ryshfete e fjetur në dosjet e krimit.
Si pengje të shpifura të Edi Ramës, sulmojnë si zagarë nga mëngjesi gjer në darkë opozitën.
Në flakët në oborrin e parlamentit, ata panë ndëshkimin ligjor për krimet e tyre.
Ato çfarë ishin? Ai ishte fillimi i betejës.
Ai ishte revolta e të zgjedhurve të shqiptarëve sepse deputeti që u provoi shqiptarëve se vëllazëria Xhafaj bënte namin me drogë në Vlorë, u ndëshkua nga Fatzi Xhafaj dhe Edi Rama si hakmarrje primitive, si triumf i mafies në sallën e gjyqit, si triumf i drogës në sallën e parlamentit.
Qytetarë dhe qytetare, mosbindja civile është e vetmja, rruga e vetme në këtë betejë.
Mosbindja civile është rruga e dinjitetit, rruga e guximit, rruga e fitores për çdo qytetar.
Ato flakë ndriçuan mendjen, ndriçuan zemrat e mijëra e mijëra qytetarëve në Europë, të cilët çdo ditë e më shumë po marrin vesh se Edi Rama është një kriminel trafikant ordiner. Është një korruptor i pistë që vjedh gazetarët në zyrat e tij. Ua vjedh të dhënat e telefonave, o turpi i dheut. O pafytyrësi. Mafioz!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco