Berisha: Edi Rama pa tek flakët e karrigeve të parlamentit, zjarrin e ligjit që do të djegë sarajet e Surrelit

19:37, 01/10/2024
A+ Aa A-

Kreu i demokratëve, Sali Berisha paralajmëroi Edi Ramën, se flaka e karrigeve të deputetëve të opozitës, do i djegë sarajet e Surrelit.

‘Edi Rama pa tek flakët e karrigeve të parlamentit, zjarrin e ligjit që do të djegë sarajet e Surrelit’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Miqtë e mi, 10 karrige u dogjën në oborrin e parlamentit.

U dridh diktatura.

U tmerrua narkokracia.

Edi Rama pa tek ato flakë zjarrin e ligjit që do të djegë sarajet e Surrelit.

Linda Rama pa tek ato flakë zjarrin e ligjit që do të djegë pasuritë përrallore që ka vendosur gjatë këtyre viteve si prestanome e Edi Rama.

Lubi Balluku pak tek flakët zjarrin që do të djegë me forcën e ligjit dhjetëra e dhjetëra në mos qindra milionë euro që kjo lubi që u ka plaçkitur shqiptarëve duke ndërtuar rrugët me çmime 10 herë më të larta se sa në Kroaci.

Korba e Kovidit pa tek flakët zjarrin që do të djegë dhjetëra e dhjetëra milionë euro të vjedhura me ilaçe, me sterilizime, me procedura, me aparatura të të sëmurëve shqiptarë.

Taulant Balla pa tek flakët e parlamentit zjarrin që do të djegë lidhjet e tij me krimin, implikimin e tij në trafiqe, vrasja. Forca e ligjit do të jetë e pamëshirë ndaj tij.

Gjiknuri, resortet turistike në jug.

Miqtë e mi, kurrë ndonjëherë një zjarr i vogël nuk ka krijuar një frikë dhe tmerr më të madh.

Kurrë ndonjëherë një zjarr i vogël nuk ka tmerruar një regjim dhe një klikë sa flakët e atyre karrigeve në oborrin e parlamentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco