Diplomati Agim Nesho i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka folur në lidhje me reagimet e ambasadave pas protestës së djeshme të opozitës në Kuvend.
Sipas Neshos, Rama me servilizmat e tij dhe me kthimin e Shqipërisë në një gropë septike për ndërkombëtarët ka blerë mbështetjen e tyre.
‘Me servilizmin e tij, duke marrë çdo gjë që ishte e pamundur për perëndimin, duke i thënë hajdeni e bëjeni një grope septike Shqipërisë, se ju mbroj unë, siç e ka bërë deri tani, ky me këtë klientelizëm ka siguruar veten e tij.
Ka krijuar një aureolë, se njëherë bëhet dervish, njëherë katolik, njëherë mysliman kur i vjen Erdogani se, e ka shumë frikë dhe njëherë nuk e di se çfarë është, por ky vetëm shqiptarë nuk është. Ky është një njeri që po i vë minat demokracisë shqiptare.
E tremb shpërthimi i popullit dhe ne po e ndjekim nga dita në ditë, njerëzit nuk e durojnë dot më. E çështja është se kush do të jetë fitili.
Beteja brenda duket se është e mbaruar dhe duket se populli është më i ndërgjegjshëm dhe ka një drejtim të Partisë Demokratike të cilët premtojnë.
PD në vitin 2005, fitoi bashkë me ndihmën e një kompanie lobiste e cila nuk bënte gjë tjetër veç se tregonte para auditorit amerikan, mënyrën se si punonte dhe çfarë përfaqësonte kjo opozitës. Dhe më pas PD bashkë me kryeministrin Sali Berisha u bënë miqtë më të mirë të Amerikës’, tha Agim Nesho në SYRI TV.
EMISIONI I PLOTE:
© SYRI.net