Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

Braho: Salianji pas dënimit në vitin 2018, u rizgjodh me 10 mijë vota si deputet

18:49, 01/10/2024
A+ Aa A-

Ledio Braho, avokat i Ervin Salianjit, në një lidhje të drejpërdrejt me 'Task Force' në Syri Tv, u shpreh se Salianji gëzon një mandat të marrë nga sovraniteti i popullit, ndërkohë që dënohet për nje veprim të kryer në vitin 2018, pas së cilit u zgjodh me një numër tepër të lartë votash si deputet.

Ne sot kemi depozituar një kërkëse për pezullim që mund të bëhet në Gjykatën  e Lartë, po ashtu depozituam një kërkesë në Gjykatën e Apelit në mënyrë që të arsyetohet vendimi sepse ne sot ende nuk e dimë arsyetimin e Gjykatës së Apelit, me të cilin la në fuqi dënimin me burg për Salianjin.

Kjo nuk ka të bëjë me faktin se duam që t’i shtyjmë më 3 muaj ekzekutimin e dënimit me burg të Salinajit... por e para sepse ai gëzon një mandat të marrë nga populli dhe siç e dimë sovraniteti ushtrohet nga populli dhe është në Kushtetutë e parashikuar kjo.

Duhet të kemi parasysh se dënimi  që po vuan Salinaji sot është dënimi për një vepër penale supozohet të kryer në vitin 2018, pra kanë kaluar rreth 6 vite nga kjo.

Dhe duhet të kemi parasysh dhe diçka tjetër.... që dënimin në shkallë të parë e ka marrë në dhjetor të vitit 2019  dhe pas këtij dënimi zoti Salianji është zgjedhur përsëri nga populli me më shumë se 10 mijë vota në qarkun e Korçës për deputet.

Që është ky një tregues i rëndësisë së mandatit tij të deputetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco