Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

'PD e bashkuar'/ Çupi: S'ka diversione, qeveria mundohet të intimidojë opozitën, jemi seriozë në denoncime

18:44, 01/10/2024
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi e ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, duke komentuar zhvillimet e fundit politike në kampin opozitar është shprehur se forma që përdor qeveria është tipike formë komuniste sepse ata janë bijtë e një regjimi monist, por grupi parlamentar i PD ka vendosur ti qëndrojë këtij pushteti përballë dhe të luftojnë korrupsioni  dhe kapjen e këtij pushteti që nuk i trremb.

Çupi u shpreh gjithashtu se në PD ka diskutime, nuk ka diversione, grupi jonë është i bashkuar, dhe do ti qëndrojë përballë këtij pushteti dhe e ka seriozisht denoncimin dhe opozitarizmin.

'Tipike formë komuniste, është masa e propozuar për nesër, është gjoba për vlerën e karriges është edhe dënimi në SPAK me akuzë për prishje prone publike.

Kur shikon që nje grup i tërë parlamentar i opozitës denoncohet dhe kallëzohet në SPAK, për një karrige që e nxori jashtë, nga ana tjetër kemi 430 milionë euro për incerenatorët, kemi 130 milionë euro për një koncension shëndetësie, janë 4 koncensione shëndetësie, janë rrugët pafund që janë të gjitha në hetim në SPAK, janë koncensionet, pra sot është e shitur Shqipëria në të gjitha format.

Ne nuk e bëmë rastësisht aktin me karriget, ne ishim të vendosur ta bënim nuk kishte rëndësi fare të ndanin 3 deputetë me një kualifikim tjetër dhe 20 të tjerët njësoj, ne ishim të gjithë grup.

Ato veprojnë me të njëjtat forma se janë bijtë e një regjimi monist, të njejtat forma përdorin, presionin, intimidimin, por ne si nje grup parlamentar që kemi vendosur ti qëndrojmë këtij pushteti përballë dhe ta luftojmë korrupsionin  dhe kapjen e këtij pushteti nuk na trremb.

Në PD ka diskutime, nuk ka diversione, sigurisht që pushteti përdor, dhe aq më tepër ky pushtet është munduar në mënyrë të vazhdueshme të intimidoje opozitën dhe të ketë në fakt edhe diversion, por grupi jonë është i bashkuar, do ti qëndrojë përballë këtij pushteti dhe e ka seriozisht denoncimin dhe opozitarizmin.'- u shpreh Çupi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco