Deputetët e PD në PPE: Rama mban pushtetin me para krimi. Arrestimi i Berishës antikushtetues. Beleri-Salianji, hakmarrje politike

Deputetët e PD në PPE: Rama mban pushtetin me para krimi. Arrestimi i Berishës antikushtetues. Beleri-Salianji, hakmarrje politike

18:03, 01/10/2024
A+ Aa A-

Mbajtja prej një viti në arrest shtëpie pa prova e fakte e Kryetarit të PD dhe liderit të opozitës Sali Berisha, arrestimi përpara zgjedhjeve i kryetarit të Bashkisë së Himarës Fredi Bejleri, arrestimi i deputetit demokrat Ervin Salianji ishin shtyllat e diskutimit në Asamblenë e Parlamentit Europian nga Nënkryetari i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi dhe Kryetarja e LDG-së, zëvendëspresidente e EPP Women Albana Vokshi.

Në fjalën e tij, Bylykbashi vuri theksin tek synimi i Edi Ramës për mbajtjen e pushtetit me vota të blera nga paratë e korrupsionit, krimit të organizuar dhe presionit të pushtetit.

Bylykbashi bëri një përmbledhje të situatës së rëndë politike me të cilën po përballet Partia Demokratike këto tre vite të cilat sipas tij vijnë nën sulmet e vazhdueshme të kryeministrit Edi Rama.

“Rama ka përdur të gjitha mjetet, përfshirë drejtësinë e kapur politikisht për të rrënuar PDSH-në dhe opozitën dhe për ta nxjerrë jashtë sistemit politik. Ky sulm vazhdon edhe aktualisht” tha ai.

RENDITJA E FAKTEVE NGA DEPUTETI OERD BYLYKBASHI NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË PPE

“- Vendimet e Gjykatës Kushtetuese po injorohen hapur. Institucionet e pavarura kontrollohen nga shumica qeverisëse.

Mediat kapen apo ushtrohet presion dhe ka raste kur gazetarë gjithashtu janë kontrolluar dhe arrestuar pa urdhër gjykate.

Gjyqësori është nën kontrollin politik ndërsa ekonomia është e centralizuar në duart e miqve të kryeministrit dhe oligarkëve.

Për momentin, tre figura politike të opozitës janë në arrest politik ose në burg; dy janë deputetë të grupit parlamentar të partisë demokratike.

Kreu i PD-së dhe opozitës, Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie prej një viti. Asnjëherë nuk është marrë në pyetje nga prokurorët. Arrestimi i tij është antikushtetues pasi Parlamentit nuk iu kërkua heqja e imunitetit që kërkohet përpara kufizimit të lirisë së një deputeti.

Kryetari i Bashkisë së Himarës, i zgjedhur nga opozita, Fredi Bejleri, nga minoriteti grek, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të vitit të kaluar. Ai fitoi zgjedhjet, por u bllokua nga prokurorët dhe gjykatat për të bërë betimin me urdhër të kryeministrit Rama.

Katër ditë më parë, deputeti tjetër i PDSH-së Ervin Salianji u dënua me një vit burg. Gjithçka që bëri ishte denoncimi publikisht se vëllai i ministrit të Brendshëm ishte dënuar në Itali me 7.5 vjet për trafik droge. Ministri dha dorëheqjen, vëllai i tij u ekstradua brenda pak ditësh, por deputeti ynë është në burg sot që flasim, vetëm për hakmarrje politike.

Të tre rastet janë të bazuara në prova të fabrikuara.

Këto janë fakte të pastra. Nuk është çudi nëse ne që përfaqësojmë sot PDSH-në këtu në këtë Asamble Politike, mund të arrestohemi për denoncimin e kryeministrit Rama.

Kjo është arsyeja pse kthimi i PDSH-së në forumet e PPE-së është kaq i rëndësishëm në këto muaj para zgjedhjeve.

Ne sot bëjmë thirrje për mbështetjen e fortë dhe të zëshme të PPE-së dhe partive simotra, në përpjekjet tona për të rikthyer demokracinë në Shqipëri, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe për të bërë të mundur rotacionin demokratik të pushtetit”, tha Bylykbashi në PPE.

Nënkryetari i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi dhe Kryetarja e LDG-së, njëherazi zëvendëspresidente e EPP Women Albana Vokshi, morën pjesë në takimin e rradhës së Asamblesë Politike të PPE. Ky është takimi i parë i këtij forumi pas zgjedhjeve për Parlamentin Europian ku forcë e parë fituese ishte PPE. Pjesë të rëndësishme të takimit zuri edhe prezantimi i Komisionererëve Europianë të propozuar nga PPE.

Takimi u përshëndet nga z. Marteb Weber, president i PPE, Riberta Metzola, Presidente e PE, Friedrich Mertz, Kryetar i CDU, kandidat për kancelar në zgjedhjet e ardhme gjermane.

Në takim u nderua kujtimi dhe kontributi i ish deputetit të PD, Gerti Bogdani.

Sekretari i Përgjithshëm i PPE uroi mirëseardhjen e PD në familjen politike të PPE.

Në takimet me z. Weber, President i PPE; ishte edhe znj. Dubravka Suica, Komisionere e propozuar për Mesdheun; dhe Doris Pack, Presidente Nderi e EPPW.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco