Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës

SYRI TV/ Ervin Salianji kërkesë Gjykatës së Lartë: Të pezullohet ekzekutimi vendimit të Apelit

17:46, 01/10/2024
A+ Aa A-

Deputeti Ervin Salianji kërkon nga Gjykata e Lartë pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin e tij me burg. Avokatit e deputetit thonë se ende nuk e kanë të plotë vendimin e Apelit gjithashtu thonë që kur ende KQZ nuk ka marrë një vendim për zëvendësimin e mandatit të tij, vendimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë mund t’a shmangte humbjen e mandatit. Salianji kërkon nga Gjykata e Lartë pezullimin e ekzekutimit të vendimit me të paktën 3 muaj.

SYRI TV

Rreth një javë pas dënimit me 1 vit burg për veprën penakallëzim të rremë, të cilën e konsideroi si një dënim politik, Ervin Salianji ka bërë ankim në Gjykatën e Lartë. Deputeti demokrat kërkon pezullimin e vendimit të 26 shtatorit dhënë nga Apali me Juridiksion të Përgjithshëm i Tiranës. Salianji e cilëson dënimin të padrejtë dhe pa prova, teksa  pretendon se nuk i janë vënë në dispozicion aktet e dosjes dhe vendimit të Apelit, para se të burgosej.

Mbrojtja e Salianjit thotë se Prokuroria dhe Gjykata nxituan në ekzekutimin e vendimit, duke theksuar se duhet të pritej një herë zbardhja e vendimit apo rekursi në Gjykatën e Lartë.

“Në lidhje me këtë kërkesë, duke qenë se vendimi i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm nuk na është vënë në dispozicion as i arsyetuar dhe as i përmbledhur, si fillim kemi depozituar një “Rekurs të përmbledhur” pranë kësaj gjykate, duke ruajtur të drejtën për plotësimin e tij pas njoftimit të vendimit të arsyetuar të gjykatës”.

Salianji flet edhe për një përplasje ligjore të Gjykatës dhe Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve mbi mandatin e deputetit.

Në lidhje me cilësinë aktuale të deputetit, do i referohemi faktit që ende nuk ka një vendimmarrje të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve në zbatim të nenit 164 të Kodit Zgjedhor, ç’ka do të thotë që pezullimi i ekzekutimit është i rëndësishëm përveçse për vuajtjen e dënimit me burgim, por edhe për ruajtjen e mandatit të deputetit si një mandat që i takon popullit.

Sipas ankimit, ndërprerja e mandatit do të kishte pasoja të rënda.

‘Po ashtu, është e qartë se ky vendim ka pasoja shumë të rënda për të dënuarin, pasi ekzekutimi i menjëhershëm i këtij vendimit sjell mbarimin e mandatit të deputetit, në kuptim të nenit 71, pika 2, gërma “dh”, të Kushtetutës. Nga ana tjetër, ekzekutimi i menjëhershëm i këtij vendimi pengon kandidimin në zgjedhjet parlamentare, që do të mbahen në periudhën prill - maj 2025, ku zoti Salianji është caktuar drejtues politik i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit.

Parlamenti u njoftua më 30 Shtator për dënimin e formës së prerë nga Apeli i Tiranës, gjë që çoi edhe në humbjen e mandatit përfundimtar të deputetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco