Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama me polici e SPAK kundër opozitës

SYRI TV/ PS kërkon përjashtimin e 24 deputetëve të PD

16:30, 01/10/2024
A+ Aa A-

Partia socialiste ka kërkuar përjashtimin e  24 deputetëve të Partisë Demokratike, pas tensioneve në seancën plenare, duke rikthyer masat ndëshkimore ndaj ligjvënesve të opozitës. Nga ana tjeter, deputetët demokratë, edhe këtë të  martë bojkotuan mbledhjet e komisioneve parlamentare. 

SYRI TV

Partia Socialiste i është rikthyer skemës së  përjashtime masive në kuvend, duke kërkuar përjashtimin nga punimet  e komisioneve parlamnetare  dhe të  seancës plenare, për 24 deputetë të partisë demokratike.

Ende pa kaluar tensionet e seancës së ditës së hënë,  mazhoranca nxitoi të mbledhe firmat dhe  depozitoi në kuvend,  kërkesën  për përjashtimin,  e 24 depuetëve të opozitës,  ndërsa sekretari i etikes do të mblidhet ditën e mërkurë për të caktuar  masat  disiplinore, për ligjvënësit e PD, me argumnetin se penguan zhvillimin e seancën plenare, përmes bllokimit të foltores.

Ndërsa vijon me masat e presionit ndaj deputeteve, në kërkesë, mazhoranca socialiste parashikon masa disiplinore më të ashpra për tre nga deptuetet demokrat: Gazment Bardhi, Flamur Noka e Bledion Nallbati, të cilët I akuzon se  goditën me mjete drejt Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave, mjete të cilat, sipas socialisteve mund të rrezikonin dhe jetën.

Me tej ne kerkese,  permendet edhe episodi I djegies se karrigeve,  nga ana e deputevee të opozitës,para oborrit te kuvendit,  akti I tyre ne shenje revolte ndaj arrestimit te kolegut, Ervin salianji, cilesohet nga mazhoranca, si nje episod që rrezikoi përhapjen e flakëve  edhe në  godinen e kuvendit. 

Në kërkesen e Partisë socialiste  thuhet me tej  se veprimet  e deputeteve të opozitës,  kanë penguar përmbushjen e funksioneve të Kuvendit,  por  edhe  kanë dëmtuar imazhin e këtij  instiucioni.   Nga ana tjerter,  deputetët e Partisë Demokratike kanë bojkotuar  sërish punën ekomisioneve parlamentare, ndërsa soiclaistët  vijuan të pashqetësuar zhvillimin e mbledhjeve të komisioneve.

Mazhoranca zhvilloi e vetme edhe punën ne komisionin hetimor për  koncesionet në shëndetësi, ndërsa kryetarja e komisionit, alabana vokshi , njoftoi anetaret  demokrate se  cdo mbledhje e organizuar pa konsensusin e opozitës  nuk do njihet dhe do të jetë NUL.

Dënimi me nje vit burg, I deputetit  Ervin Salianji, ndryshoi  rrjedhen e jetes parlamnetare, duke kthyer sërish tensionet e forta në kuvend, ndersa mazhoranca riktheu masat  ndeshkimore per deputetët, një pjese  e të cilave më herët,  u hodhën poshtë nga gjykata kushtetuese, që I cilësoi antikushteuese,  masat  përjashtimore 30  dite për deputetët.  

Rikthimi I flakëve dhe bojkotit ne kuvend si, vjen si proteste  në një kohë kur opozita akuzon kryeministrin edi rama, se po burgos politikisht  eksponetet e lartë të  Partisë demokratike,  që kanë guxuar  të denoncojnë  aferat  dhe lidhjet  e mazhorancës me krimin.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco