Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama me polici e SPAK kundër opozitës

Çfarë neverie! Bushati: Ambasada të shqetësohet për demokracinë, jo për karriget e djegura në Kuvend

Çfarë neverie! Bushati: Ambasada të shqetësohet për demokracinë, jo për karriget e djegura në Kuvend

16:20, 01/10/2024
A+ Aa A-

Pas protestës së deputetëve të opozitës në seancën e të hënës kanë reaguar edhe selitë diplomatike të SHBA dhe BE në vendin tonë. Fillimisht ishte ambasadori i BE, Silvio Gonzato që kërkoi shmangien e tensioneve dhe përfshirjen e palëve në dialog.

Ndërkohë, në një postim në X, Ambasada e SHBA deklaron se akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik.

“Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën. Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik. Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë. Mbështesim diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë krah institucioneve shqiptare teksa punojnë për ta sjellë Shqipërinë më pranë bashkësisë euro-atlantike”, thuhet në reagim.

Analisti, Andi Bushati e ka cilësuar këtë reagim nga Ambasada e SHBA-së si qesharak, pasi fokusi sipas tij duhet të jetë tek demokracia, dhe jo tek karriget e djegura.

Keta po behen qesharake. Vendi qe po çon drejt presidences njeriun qe i vuri zjarrin Kapitolit, shqetesohet per demokracine shqiptare per ca karrige te djegura. Çfare neverie!, shkruan Bushati në postimin e tij në Facebook. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco