Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama me polici e SPAK kundër opozitës

VIDEO/ Baçi: Mazhoranca ka detyruar opozitën të reagojë, shkelja e kushtetutës po bëhet normë

15:27, 01/10/2024
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e lajmeve në SYRI TV për të diskutuar mbi arrestimin politik të ish deputetit Ervin Salinji dhe aksionin politik të opozitës ishte deputeti Luan Baçi.

Baçi është shprehur se marrëdhëniet me opozitën po i pret vetë mazhoranca duke vepruar në mënyrë anti kushtetuese duke i arrestuar dhe ndjekur penalisht.

"Është mazhoranca që po ndërpret marrëdhëniet me opozitën nga goditjet e bërë ndaj eksponentëve të saj. Ndjekja e procedurave ku i hiqet mandati Salianji tani jemi mësuar pasi nuk ekziston më shteti dhe kushtetutshmëria, kjo  e njëjtë me masni ndaj liderit të opozitës Sali Berisha.

Salinji sot është në burgun e Fierit dhe gjej rastin ta përshëndes dhe në emër të demokratëve. Kjo është një goditje ndaj opozitës dhe jo vetëm ndaj Salianjit. Djegia e karrigeve në mënyrë simbolike mazhoranca është mbledhur me urgjencë dhe ka kërkuar përjashtimin e 23 deputetëve. Ata duan të na ndjekin dhe penalisht pasi thirrën policinë politike për të hetuar.

Është një paturprësi e mazhorancës për të zmadhuar gjerat duke harruar sjelljet ordinere që ata bënin kur ishin vetë në opozitë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco