SYRI TV/ Protesta, mblidhet federata e opozitës, Noka fton qytetarët në protestë, më 7 tetor ora 18:00

14:50, 01/10/2024
A+ Aa A-

Protesta e 7 tetorit të hënën dhe vijimi i aksionit opozitar ka mbledhur se bashku Federatën e Opozitës. Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka i ka bërë thirrje qytetarëve të bëhen pjesë e protestës në një mosbindje civile. Ai theksoi se kjo nuk është betejë për individët por për Shqipërinë, pasi kauza e çdo shqiptari është qeveria teknike dhe vota e lirë. Gjithashtu ai renditi edhe burgosjet politike te Sali Berishës dhe Ervin Salianjit.

Syri tv

Aksioni i opozitës ka mbledhur Federatën e Opozitës, kur është diskutuar  protesta e 7 tetorit ditën e hënë.   Flamur Noka në fjalën e tij tha se opozita është në një agresion të pandalshëm për ta asgjësuar atë, por nuk do ja dalin. Sipas sekretarit te përgjithshëm te PD, kjo beteje nuk është për një individ, por për Shqipërinë. Sepse kauza e çdo shqiptari është qeveria teknike për ti dhëne liri çdo shqiptari ne zgjedhje, për ketë arsye ka ftuar me 7 tetor të gjithë qytetarët ne mosbindje civile.

Flamur Noka tha se kjo qeveri ka burgosur politikisht tre figura, Sali Berishën, Fredi Belerin dhe Ervin Salianjin. Madje Noka u ndal edhe te kreu i PL Ilir Meta dhe sulmet duke i tundur prangat  kreut të PR, Fatmir Mediut.

Sipas Nokës, dashuria e Ramës me Fatmir Xhafës kërkonte një kurban dhe kurbani në ëndrrat e tyre ishte përcaktuar, duhet të ishte Ervin Salianji. Sepse deputetit Salianji vendosi ti thoshte shqiptarëve të vërtetën për një trafikant që fshihej pas pushtetit të vëllait të tij ministër. Ky ishte një vendim i marrë nga Rama dhe Fatmir Xhafa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco