SYRI TV/ Protesta e opozitës jehonë në mediat e huaja

14:39, 01/10/2024
A+ Aa A-

Protesta e opozitës në Kuvend ka gjetur një jehonë të jashtëzakonshme në mediat ndërkombëtare.

Gazeta e madhe britanike ‘Independent’ shkruan se opozita po proteston pas burgosjes së kolegut të tyre, Ervin Salianji. Gjithashtu, gazeta shkruan se opozita e akuzon kryeministrin Edi Rama se ka marrë nën kontroll çdo pushtet, përfshirë gjyqësorin. Sipas saj, opozita kërkon një qeveri teknike për të mbajtur zgjedhje të lira.

“Qeveri teknike. Zgjedhje të lira. Rotacion. Fitore e opozitës”, tha Berisha, duke përmendur kërkesat e partisë së tij, ndërsa fliste nga dritarja e banesës së tij në qendër të Tiranës,” shkruan gazeta.

Ndërsa  ‘Ëashington Post’, gazeta e madhe amerikane shkruan se PD e akuzon Partinë Socialiste se ka uzurpuar çdo pushtet, përfshirë edhe gjyqësorin. “Ligjvënësit shqiptarë të opozitës ndërprenë me dhunë një seancë parlamenti të hënën për të protestuar ndaj burgosjes së një kolegu ligjvënës për shpifje të dyshuar.

“Demokratët hoqën mikrofonat nga tavolinat, hodhën objekte në vendet e kryetarit të Kuvendit dhe ministrave të qeverisë dhe dogjën karriget, duke thënë se dënimi me burg i Ervin Salianjit ishte i motivuar politikisht. Ata kanë bërë thirrje gjithashtu për protesta që thonë se do të bllokojnë kryeqytetin, Tiranën, duke filluar nga java e ardhshme,” shkruan gazeta.

Agjencia e mirënjohur e lajmeve, Reuters pasqyron situaten  në kuvend, ku deputetët opozitarë nxorrën karriget jashtë dhe i vunë flakën në shenjë proteste ndaj burgosjes së kolegut të tyre për qëllime politike.

 “Politikanët e opozitës shqiptare i vunë zjarrin një grumbulli karrigesh prej druri jashtë parlamentit të hënën për të protestuar kundër burgosjes së kolegut. Rojet e sigurisë shuan me shpejtësi zjarrin. Të premten, gjykata e apelit e Shqipërisë la në fuqi një vendim të gjykatës më të ulët për të dënuar Ervin Salianjin, një anëtar i Partisë Demokratike të opozitës, me një vit burg.”

Reuters thekson edhe faktin se vetë lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha ndodhet nën arrest shtëpiak që prej dhjetorit, pa akuzë, ku kjo e fundit ju ngrit vetëm pak ditë më parë.

Agjencia e njohur e lajmeve "Associated Press" i ka kushtuar vëmendje asaj që ndodhi në Kuvend përmes një shkrimi me titull: "Opozita shqiptare ndërpreu me dhunë seancën e parlamentit pasi deputeti dënohet me burg".

" Partia konservatore Demokratike e Shqipërisë ka akuzuar prej kohësh Partinë Socialiste në pushtet për uzurpim të të gjitha pushteteve, përfshirë drejtësinë dhe ka organizuar protesta të dhunshme kundër qeverisë që nga viti 2013. Ata kanë bërë thirrje për protesta dhe thonë se do të bllokojnë kryeqytetin, Tiranë, duke filluar nga java e ardhshme.", thuhet ndër të tjera në artikull.

ABCneës shkruan se deputetët shqiptarë të opozitës kanë ndërprerë me dhunë seancën e Kuvendit për të protestuar ndaj burgosjes së një kolegu ligjvënës, i cili u dërgua në burg me akuzën për shpifje.

Edhe mediat italiane i kanë dhënë hapësirë kësaj proteste. 'La Republica' shkruan se 'protesta kundër kryeministrit Rama pas dënimit të deputetit të grupit demokratik Ervin Salianji i akuzuar për “kallëzim të rremë”. La stampa gjithashtu u ka kushtuar një vëmendje të veçante situatës së krijuar ne parlament.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco