Kuvendi do vlerësojë dëmin e ‘karrigeve’, Paloka: Çfarë t’ju thuash këtyre…? Fare e keqe që duhet zhdukur…

Kuvendi do vlerësojë dëmin e ‘karrigeve’, Paloka: Çfarë t’ju thuash këtyre…? Fare e keqe që duhet zhdukur…

14:14, 01/10/2024
A+ Aa A-

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar me një shenim në faqen e tij në facebook pas vendimit të kuvendit për të vlerësuar dëmet për karriget e djegura dhe pagesa për këto do të mbahej nga rroga e deputetëve.

Paloka ka kujtuar në shënimin e tij vjedhjet e pandalura të qeveritarëve me inceneratorët, PPP, grabitjen e pronave dhe luksin e Ramës e ministrave.

Postimi:

Çfarë t’ju thuash këtyre…?

Karriget e drurit qenkan të popullit shqiptar e paguhen me taksat e popullit . Qindra milionë euro që vidhen çdo ditë me inceneratorët, PPP, rrugët e florinjta, grabitje pronash publike e private, udhëtimet dhe luksi i Ramës me familje e ministra…etj,etj, nuk qenkan të popullit shqiptar , nuk dilkan nga taksat e shqiptarëve!

Farë e keqe që duhet zhdukur me çdo mënyrë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco