Berisha: Dënoj me forcën më të madhe qëndrimin brutal të Edi Ramës, që mori pushtetin e Komisionit të Mandateve

13:13, 01/10/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë me gazetarët, dënoi heqjen e mandatit të Ervin Salianjit.

Sipas Berishës, me këtë vendim, Rama ka marrë pushtetin në komisionin e mandateve.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Mirëdita.

Përshëndes ju të gjithëve në sallë, përshëndes të gjithë qytetarët që ndjekin këtë takim në distancë timin me gazetarët.

Sot, jam para jush për të dënuar me forcën më të madhe qëndrimin brutal të Edi Ramës, i cili me zëdhënësen e tij, që nuk po përdor epitete, duke marrë pushtetin e Komisionit të Mandateve, ekzekutoi në një akt antikushtetues, antiligjor, vendimin politik të kreut të krimit të organizuar dhe narkoshtetit në Shqipëri, Edi Ramës, për burgosjen e deputetit Ervin Salianji, nënkryetarit të grupit të PD, për rrjedhojë anëtarit të kryesisë së parlamentit shqiptar.

Ky akt, që tejkalon edhe standardet e vendeve më moniste, tregon fytyrën e vërtetë, tregon ringjalljen në shpirtin dhe qenien e Edi Ramës të babait të tij xhelat, Kristaq Rama, që urdhëronte me 10 gusht të vitit 1988, varjen në litar të disidentit Havzi Nela.

Ky akt prej burracaku dëshmon se jo deputeti guximtar Ervin Salianji, por është Edi Rama i tmerruar nga krimet, lidhjet e tij me krimin dhe urdhëron shkelmimin e Kushtetutës, shkelmimin e parlamentit.

KONFERENCA E PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco