Situata në Kuvend/ SHBA dhe BE kërkojnë dialog konstruktiv mes palëve

Situata në Kuvend/ SHBA dhe BE kërkojnë dialog konstruktiv mes palëve

12:56, 01/10/2024
A+ Aa A-

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në seancën e fundit të Kuvendit të Shqipërisë.

Përfaqësia e diplomacisë amerikane iu bën thirrje të dyja palëve kryesore në Kuvend që të rikthehen tek dialogu konstruktiv.

“Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën. Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik. Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë. Mbështesim diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë krah institucioneve shqiptare teksa punojnë për ta sjellë Shqipërinë më pranë bashkësisë euro-atlantike”, shkruhet në reagimin e SHBA.

Më herët ishte ambasadori i BE, Silvio Gonzato, që kërkoi dialog konstruktiv mes palëve.

“Në një demokraci funksionale si Shqipëria pakënaqësitë duhet të shprehen në mënyrën e duhur e nuk duhet të përdoren dhunë apo dëmtime ndaj pronës për të shprehur mendimin, deputetët e kuvendit duhet të kenë mundësinë të përmbushin rolin e tyre në siguri të plotë”, tha ambasadori i BE-së në një reagim për gazetarët jashtë sallës së Kuvendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco