Kurti e Maqedonci në Poloni, do të marrin pjesë në Forumin e Varshavës për Siguri

Kurti e Maqedonci në Poloni, do të marrin pjesë në Forumin e Varshavës për Siguri

12:45, 01/10/2024
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin, kanë udhëtuar për në Varshavë të Polonisë.

Bëhet e ditur se Kurti e Maqedonci do të marrin pjesë në Forumin e Varshavës për Siguri 2024.

“Në kuadër të Forumit, kryeministri Kurti sot do të mbajë një fjalim mbi temën ‘Fokusohuni në Ballkanin Perëndimor: lidhja e Gjeopolitikës dhe Integrimit Evropian’”, thuhet në njoftimin e qeverisë, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, në njoftim thuhet se gjatë qëndrimit në Varshavë, kreu i qeverisë do të zhvillojë takime bilaterale dhe do të takohet edhe me mërgatën e Kosovës në Poloni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco