Blogeri i njohur: Spiropali drejton delet e Skënderbeut me vëthë 900 euroshe

Blogeri i njohur: Spiropali drejton delet e Skënderbeut me vëthë 900 euroshe

12:15, 01/10/2024
A+ Aa A-

Deputetja e PS Elisa Spiropali, tashmë në detyrën e saj të re si kryetare e Kuvendit ka tërhequr jo pak vëmendje me veshjet e saj në paraqitjen e seancave plenare të cilat kapin shifra marramendëse.

Të gjithë e dinë që ka një kod veshjeje për Kuvendin, megjithatë askund nuk thuhet që duhet të jenë patjetër firmato dhe të kalojnë në veshje luksi, por çështje tjetër kjo.

Përmes një postimi në Facebook, blogeri i njohur Olti Curri ka publikuar një foto të kryetares së Kuvendit gjatë ditën e djeshme, ku zonja Spiropali mban një palë vëthë të 'Bottega Veneta' të cilët kushtojnë 900 euro.

“Elisa drejton delet e Skenderbeut ne parlament me vethe 900€ Bottega Veneta? Vethe jo te lira qe i shkojne formatit te saj”- shkruan ai.

Image

 

Një deputeti mos i shiko veshjen, por punën, e megjithatë nëse mungon kjo e dyta domosdo do ngelesh duke parë të parën…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco