Ambasada e SHBA përkujton rihapjen në Tiranë në vitin 1991

Ambasada e SHBA përkujton rihapjen në Tiranë në vitin 1991

12:13, 01/10/2024
A+ Aa A-

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë përkujtoi sot rihapjen e kësaj ambasade në Shqipëri në vitin 1991, pas 50 vitesh ndërprerje të marrëdhënieve diplomatike.

Në vitin 1991, Ambasada e SHBA-së në Shqipëri u rihap pas më shumë se 50 vitesh mungesë të marrëdhënieve diplomatike, të cilat ishin ndërprerë gjatë Luftës së Dytë Botërore për shkak të izolimit të Shqipërisë nga regjimi komunist, bëri të ditur Ambasada amerikane.

Këto marrëdhënie u rivendosën zyrtarisht më 15 mars 1991, në një ceremoni të mbajtur në Departamentin e Shtetit të SHBA, duke shënuar një moment të rëndësishëm në tranzicionin e Shqipërisë drejt demokracisë.

Rihapja e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë u bë më 1 tetor 1991, me Christopher Hill që shërbente si i ngarkuar me Punë dhe më vonë atë vit, William Edwin Ryerson u bë ambasadori i parë i SHBA-së në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco