Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi i është përgjigjur ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha i cili gjatë paradites së sotme kërcënoi opozitën, se do ti padiste në SPAK për situatën e djeshme në Kuvend.
‘Dikush duhet t’i thotë Ministrit të Brendshëm se ky parlamenti ynë mjeran nuk ka lidhje me demokracinë’, shkruan Çupi në reagimin e saj.
Reagimi i deputetes Dhurata Çupi:
Dikush duhet t’i thotë Ministrit të Brendshëm se ky parlamenti ynë mjeran nuk ka lidhje me demokracinë.
Partia Socialiste qëndron në pushtet, sepse Edi Rama investoi paratë e korrupsionit, ndërsa krimi i organizuar investoi paratë e drogës. Parlamenti është tempulli i Edi Ramës prej nga sundon kundër interesit të Shqipërisë, që u ka hequr me dhunë të drejtën e votës, ka arrestuar liderin e opozitës dhe ka burgosur kundërshtarin politik, ka shkatërruar me mijëra hektarë pronë publike dhe private për interesa korruptive private, i ka dhënë krimit të organizuar ekonominë në dorë dhe tani ka menduar të copëtojë edhe shtetin shqiptar.
Këto janë krimet që duhet ta shqetësojnë Ministrin e Brendshëm, sepse këto krime ngjajnë shumë me pushtetin e atyre forcave antidemokratike në Europën e së shkuarës!
Europianët modernë nuk e pranojnë diktaturën, nuk pranojnë që shteti i së drejtës të zëvendësohet nga urdhrat e kryeministrit.
Ne do të protestojmë njësoj siç protestojnë gjermanët, francezët, anglezët dhe çdo europian që e ka të shtrenjtë lirinë dhe dinjitetin njerëzor!
© SYRI.net