Situata në Kuvend, ambasadori Gonzato: Duhet dialog, të ulen tensionet

Situata në Kuvend, ambasadori Gonzato: Duhet dialog, të ulen tensionet

11:45, 01/10/2024
A+ Aa A-

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë Silvio Gonzato ka komentuar situatën e krijuar ditën e djeshme në Kuvend pasi mazhoranca i hoqi mandatin Ervin Salianit.

Gonzato bëri thirrje për dialog

“Është për të ardhur keq që për një çështje tjetër disa përfaqësues të opozitës përdorën mënyra që ndërpresin mbarëvajtjen e jetës parlamentare në kuvend. Është për të ardhur keq. Për çfarëdo ideje që kemi nuk është kjo mënyra për ta shprehur mendimin.

Në një demokraci funksionale si Shqipëria pakënaqësitë duhet të shprehen në mënyrën e duhur e nuk duhet të përdoren dhunë apo dëmtime ndaj pronës për të shprehur mendimin, deputetët e Kuvendit duhet të kenë mundësinë të përmbushin rolin e tyre në siguri të plotë. Të ulen tensionet e të shmangen sulmet. Dhuna nuk duhet të jetë zgjidhje”, u shpreh ai.

Burgosja pa të drejtë e deputetit Ervin Salianji ka sjellë reagimin e opozitës politike në vendin tonë. Në hapje të seancës plenare nga kryetarja e Kuvendit, deputetët demokratë u mblodhën rreth foltores, ndërsa pjesa ku ulen ministrat u rrethua nga punonjësit e Gardës.

Gjatë kohës kur Spiropali po lexonte vendimin për heqjen e mandatit të Salianjit, reagimet e deputetëve të opozitës ishin të ashpra. Më pas ata nxorën jashtë karriget dhe iu vunë flakën.

Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi tha se janë aty jo për karriget e tyre por për të mbrojtur interesin publik. Ai shtoi se nuk kanë djegur mandatet, pasi nuk shmangen nga beteja e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco