Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha konferencë për mediat

Xhaferri: Ata që vënë kujën për djegien e karrigeve në Kuvend nga opozita, duartrokasin djegien e taksave tona në Inceneratorët e Luksit!

Xhaferri: Ata që vënë kujën për djegien e karrigeve në Kuvend nga opozita, duartrokasin djegien e taksave tona në Inceneratorët e Luksit!

11:26, 01/10/2024
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Mazhoranca që me fuqinë e kartonëve mbron aferën e inceneratorit të Tiranës që deri tani ka djegur mbi 130 milionë euro nga taksat tona, ka kërkuar përjashtimin e 24 deputetëve të PD me pretekstin se me djegien e karrigeve të Kuvendit kanë shkakuar dëm në buxhetin e shtetit.

Kjo kërkesë e turpshme ka për aktorë pjestarët e një grupi parlamentar pa identitet që me ligjet dhe kartonët e tyre kanë shkaktuar gjakderdhje financiare në paratë publike, fakt i pohuar dhe i denoncuar edhe nga ish numri dy i kësaj mazhorance.

Ai Parlament e ka humbur legjitimitetin ditën kur përfaqësuesit e mazhorancës kanë vendosur të shkojnë aty si peng i krimit dhe jo si të votëbesuar të qytetarëve.

Revolta e opozitës është legjitime, pasi Drejtësia e re që po amniston megaaferat e kësaj mazhorance që as nuk dënjon të njohë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, po tenton asgjësimin e opozitës, duke mbajtur nën arrest pa prova liderin e saj, Sali Berishën, për dosjen politike Partizani, duke dënuar me burg deputetin Ervin Salianji për një kallëzim të rremë që se bëri kurrë dhe duke mbajtur peng me procese gjyqësore të zvarritura drejtuesit e tjerë të partive opozitare.

Tensionet në Parlament janë vetëm maja e ajsbergut të aksionit tonë që do paralizojë vendin, deri sa qeveria të tërhiqet nga tentativa e saj për të asgjësuar opozitën dhe pluralizmin në vend.

Në 7 Tetor shqiptarët do derdhen rrugëve të Tiranës si kurrë me parë kundër eksperimenteve që pengu pervers i SOROS, kërkon të bëjë me shqiptarët.

As krimi, as policia, as ambasadorët e huaj dhe as drejtësia nuk do ta shpëtojnë Edvin Ramën nga llogaridhënia përballë shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco