Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha konferencë për mediat

Opozita në protestë/ Independent: Berisha kërkon qeveri teknike

Opozita në protestë/ Independent: Berisha kërkon qeveri teknike

10:55, 01/10/2024
A+ Aa A-

Protesta e opozitës në Kuvend ka gjetur një jehonë të jashtëzakonshme në mediat ndërkombëtare.

Gazeta e madhe britanike ‘Independent’ shkruan se opozita po proteston pas burgosjes së kolegut të tyre, Ervin Salianji.

Gjithashtu, gazeta shkruan se opozita e akuzon kryeministrin Edi Rama se ka marrë nën kontroll çdo pushtet, përfshirë gjyqësorin.

Sipas saj, opozita kërkon një qeveri teknike për të mbajtur zgjedhje të lira.

“Udhëheqësi i demokratëve, Sali Berisha, i cili është në arrest shtëpie për akuzat e korrupsionit, tha se protesta ishte fillimi i betejës së opozitës për të rimarrë pushtetin përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.

“Qeveri teknike. Zgjedhje të lira. Rotacion. Fitore e opozitës”, tha Berisha, duke përmendur kërkesat e partisë së tij, ndërsa fliste nga dritarja e banesës së tij në qendër të Tiranës,” shkruan gazeta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco