Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet në PD, tryeza e partive opozitare

Skandal/ Ministri i Brendshëm kërcënon hapur deputetët e opozitës

Skandal/ Ministri i Brendshëm kërcënon hapur deputetët e opozitës

10:19, 01/10/2024
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, kërcënoi hapur deputetët e opozitës pas protestës së djeshme në Kuvend.

Ai tha se ka mbledhur të gjithë provat kundër tyre dhe dosjen do e dërgojë në SPAK.

POSTIMI I PLOTË

Flakët e zjarrit, pasditen e djeshme, në dyert e Kuvendit të Shqipërisë, që është tempulli më i lartë i një sistemi demokratik, janë akt që përdhos ndjenjat e qytetarëve të këtij vendi. Kuvendi mbetet thelbi i shprehjes së vullnetit dhe besimit të votuesve, ndaj çdo akt vandalizmi brenda apo në dyert e tij, është absolutisht i papranueshëm dhe i ndëshkueshëm ligjërisht.

𝐏𝐞𝐧𝐠𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐮𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝐟𝐮𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐞𝐯𝐞 𝐤𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐮𝐞𝐬𝐞,

𝐇𝐞𝐪𝐣𝐚 𝐦𝐞 𝐝𝐡𝐮𝐧ë 𝐞 𝐭ë 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭ë𝐬 𝐬ë 𝐟𝐣𝐚𝐥ë𝐬,

𝐆𝐨𝐝𝐢𝐭𝐣𝐚 𝐩ë𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐤 𝐭ë 𝐝𝐞𝐭𝐲𝐫ë𝐬,

𝐑𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐣𝐞𝐭ë𝐬 𝐬ë 𝐝𝐞𝐩𝐮𝐭𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐮𝐤𝐞 𝐢 𝐠𝐨𝐝𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐦𝐣𝐞𝐭𝐞 𝐭ë 𝐟𝐨𝐫𝐭𝐚,

𝐒𝐡𝐤𝐚𝐭ë𝐫𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐦𝐞 𝐳𝐣𝐚𝐫𝐫 𝐢 𝐩𝐫𝐨𝐧ë𝐬 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞, ishin akte të rënda dhune dhe vandalizmi.

Në Parlament nuk vihet me shishe benzine, por për të ushtruar lirinë e të drejtës së fjalës mbi bazën e mandatit që merr nga zgjedhësit.

Zjarrvënia, por dhe aktet e tjera të dhunës gjatë seancës parlamentare, ishin vendngjarje për organet ligjzbatuese.

Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kanë kryer menjëherë të gjitha veprimet procedurale, duke administruar pamjet filmike dhe çdo element tjetër me interes për hetimin. Ngjarja do të referohet në përfundim të këtyre veprimeve, në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), për shkak të cilësive të veçanta, që kanë deputetët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco