Lajmi i fundit

Gazetari i BILD publikon skandalin: Rama mori të dhënat nga celularët e ekipit televiziv gjerman

Aksioni politik dhe protesta e 7 tetorit/ Mblidhet sot Federata e Opozitës

Aksioni politik dhe protesta e 7 tetorit/ Mblidhet sot Federata e Opozitës

09:41, 01/10/2024
A+ Aa A-

Federata e Opozitës do të zhvillojë sot një takim me aleatët.

Takimi do të mbahet në selinë blu.

Në fokus do të jetë aksioni opozitar.

“Në ora 12:00, Federata e Opozitës do të zhvillojë takim me aletatët në selinë e PD”, thuhet në njoftim.

Partia Demokratike ka deklaruar ndërprerjen e marrëdhënieve institucionale me mazhorancën e kryeministrit Edi Rama, ndërsa një ditë më parë në shenjë revolte, deputetët e opozitës kanë djegur një pjesë të karrigeve në shkallët e Kuvendit.

Në 7 tetor, ora 18:00, PD ka thirrur një protestë në Tiranë, e cila pritet të nisë para godinës së kryeministrisë, por është paralajmëruar se grupe protestuesish do të bllokojnë akset rrugore, kryqëzimet apo arterie rrugësh, në një formë të mosbindjes civile.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco