Logu: Kemi bërë kallëzim në SPAK për ‘Salianjin’, ka manipulim dhe montime në dosje

Logu: Kemi bërë kallëzim në SPAK për ‘Salianjin’, ka manipulim dhe montime në dosje

08:47, 01/10/2024
A+ Aa A-

Në “Drejt” në ora news avokati i PD-së Marash Logu tha se për të gjitha pretendimet që ka për mënyrën se si është hetuar çështja dhe janë falsifikuar aktet, është përgatitur një kallëzim në SPAK.

Logu: Për të gjitha pretendimet që kemi për mënyrën se si është hetuar çështja dhe janë falsifikuar aktet, ne kemi përgatitur një kallëzim penal që përfshin të gjithë zyrtarët e drejtësisë në këtë çështje dhe jo vetëm, madje edhe zyrtarët e policisë së shtetit që së bashku kanë montuar akuzën politike për Salianjin.

Ky kallëzim është bërë në SPAK. Gjykata ka vendosur që Salianji me Olldashin kanë gjetur 2 personazhe, Albert Veliun dhe Fredi Alizotin për të bërë një audiopërgjim që nuk është i vërtetë. Alizoti aty luan rolin e vëllait të ministrit të Brendshëm. Kjo është akuza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco