Gjokutaj: Të gjitha legjislacionet e vendeve demokratike udhëhiqen nga parimi i interesit të individit si viktimë e brutalitetit të shtetit!

Gjokutaj: Të gjitha legjislacionet e vendeve demokratike udhëhiqen nga parimi i interesit të individit si viktimë e brutalitetit të shtetit!

23:42, 30/09/2024
A+ Aa A-

Nga Genc Gjokutaj

Një nga dispozitat proceduriale që po dëmton rëndë institutin e ankimit nga pikëpamja kohore është fillimi i afatit të ankimit nga dita e marrjes dijeni të kopjes së vendimit të zbardhur nga ana e palës së interesuar!

Sa më sipër gjyqtarët tanë e vonojnë edhe me muaj zbardhjen e vendimit gjyqësor duke i humbur kohën subjektit ankimues!

Shto këtu edhe të ashtuquajturin vendim të shkurtuar!

Vendimi i shkurtuar në një rast penal i jep mundësinë prokurorit që ta ekzekutojë atë vendim brenda ditës ndërkohë që i denuari duhet të presë me muaj që të marrë kopjen e vendimit për ta ankimuar atë!

Por pa vendimin e arsyetuar i dënuari nuk mund të kërkojë as pezullimin e tij apo konvertimin e tij me një lloj tjetër dënimi sipas arsyeve që ai specifikisht ka!

Pikërisht ky ngërç procedurial po zvarrit sot pa fund çështjet sidomos ato që lidhen me vendime të marra gjatë hetimeve paraprake!

Ky rregullim procedurial që ekziston sot prish barazinë e palëve në gjykim dhe cënon rëndë të drejtat e individit në një proces!

Prandaj gjyqtarët në shpalljen e vendimit duhet ta kenë atë të arsyetuar me qëllim që të drejtat e palëve në gjykim të fillojnë në të njëjtin moment duke zhdukur edhe shkurtimin e një vendimi të paarsyetuar që do të thotë ankim i vonuar!

Të gjitha legjislacionet e vendeve demokratike udhëhiqen nga parimi i interesit të individit si viktimë e brutalitetit të shtetit!

Sepse drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco