Protesta e 7 tetorit/ Balliu: Sot duhet të guxojmë të gjithë! Shoqëria duhet të dalë nga koma

Protesta e 7 tetorit/ Balliu: Sot duhet të guxojmë të gjithë! Shoqëria duhet të dalë nga koma

22:30, 30/09/2024
A+ Aa A-

Shef i Organizimit në PD, Klevis Balliu, foli për aksionin e fundit të opozitës në parlament si dhe për protestën kombëtare të 7 tetorit.

I ftuar në ‘Now me Erla Mëhillin’, Balliu tha se tashmë kupa ka kohë që është mbushur, por për të bërë ndryshimin duhet të reagojnë të gjithë.

Sipas Balliut, tashmë mosbindja civile duhet të jetë e gjerë dhe e vazhdueshme e nuk duhet të kufizohet vetëm brenda një dite proteste.

Balliu: Kupa ka kohë që është mbushur. Nuk është vetëm gabimi i opozitës, por si shoqëri. Sepse drejtësia nuk i takon as PS dhe as PD. Në rast se akuzat e opozitës do ishin të pabaza, unë do i mirëkuptoja çdo dyshim të cilitdo analist e qytetar. Por kur themi po kanë të drejtë, po këtu vidhet, këta janë mafioz, po vidhen zgjedhjet, janë falsifikuar dokumentet nga prokurorët e SPAK, po s’kemi ç’bëjmë. Kjo nuk funksionon kështu. Mungesa e guximit e bën situatën të vështirë. Ne sot duhet të guxojmë të gjithë”,-tha Balliu.

Balliu tha se Partia Demokratike dhe aleatët e saj me protestën e 7 tetorit do tregojnë se kanë guxim.

“Duhet të ndalojmë të gjitha diskutimet. Ne duhet ta bëjmë mosbindjen civile. Nëse nuk del të hënën nuk duhet të presim të kalojnë 6 muaj të tjerë. Do e vazhdojmë protestën në mënyrë konstante. Duhet bllokuar. Duhet të nxjerrim nga gjendja e komës ku ka hyrë Shqipëria. Vendi nuk mund të vazhdojë në normalitet kur këtu ka mbaruar çdo gjë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco