Burgosja e Salianjit/ Vangjeli: Procedura problematike, ndoshta Gjykata e Lartë rishikon vendimin

Burgosja e Salianjit/ Vangjeli: Procedura problematike, ndoshta Gjykata e Lartë rishikon vendimin

22:24, 30/09/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin “ÇIM PEKA LIVE”, analisti Lorenc Vangjeli, për të folur rreth arrestimit të Ervin Salianjit.

Ai u shpreh se, kërkesat e bëra nga Salianji kundrejt Gjykatës janë rrëzuar dhe ky është një shkak që Gjykata e Lartë duhet të rishikojë vendimin.

Deklarata:

Gjykata shumicën dërmuese të kërkesave të Salianjit i ka rrëzuar, dhe ky është një shkak që një Gjykata e Lartë të rishikojë vendimin.  Mbi të gjitha,  ne nuk jemi të qartë për figurën e veprës penale nëse është falsifikim apo kallëzim.

Ne jemi të bindur që është falsifikim që ka mbërritur në zyrën e ish kryetarit të PD, është marë nga dy personazhe të tjerë, Gaz Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj, Salianji ka ardhur më pas.

Është viktimë e atyre dy juristëve të cilët hoqën dorë nga kjo histori. Segmente të caktuara në PS menduan që nëpërmjet opozitës në vijimësi ta përdornin për të larguar Ministrin e Brenshëm.

Kjo është për procesin.

Kur ngatërrohet politika me norma të tjera fillojmë dhe ngatërrohemi. Është e vërtetë që vëllai i Fatmir Xhafës është dënuar në vitin 2002 në Itali...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco