VIDEO/ Baton Haxhiu: Kemi ekstreme të vendimeve gjyqësore, dënohet Salianji dhe jo dhjetëra të tjerë afër pushtetit

21:58, 30/09/2024
A+ Aa A-

Analisti Baton Haxhiu i ftuar në studion e 'Çim Peka Live', komentoi arrestimin e Ervin Salianjit, teksa e quajti atë të padrejtë.

“Dënohet Salianji me një vit burg për një konspiracion dhe fabrikim të një situate dhe nuk dënohen dhjetëra të tjerë që bëjnë veprime kriminale më të rënda dhe që kanë të bëjnë me njerëzit e pushtetit”, u shpreh Haxhiu.

Ne kemi një problem me ekstremet e vendimeve gjyqësore .

Cilat janë ato?

Dënohet Salianji me një vit burg për një konspiracion dhe fabrikim të një situate dhe nuk dënohen dhjetëra të tjerë që bëjnë veprime kriminale më të rënda dhe që kanë të bëjnë me njerëzit e pushtetit.

Po i marrrim dy shembuj, Geronin që ka funksionuar brenda me biznesmenë shqiptarë dhe është vëllau i ministrit të brendshëm.

Kjo realisht e bën pa ekuilibër sistemin e drejtësisë dhe prandaj reagimi ndaj Salianjit është kaq i fortë dhe dënimi prej një viti është kaq i padrejtë... pasi padrejtësisht kanë mbetur shumë raste më të rënda pa u dënuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco