EMRAT/ Rama vijon provokimin ndaj opozitës, kërkon të përjashtojë 24 deputetë

EMRAT/ Rama vijon provokimin ndaj opozitës, kërkon të përjashtojë 24 deputetë

21:41, 30/09/2024
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste nuk ka humbur kohë dhe ka vijuar provokimin ndaj opozitës parlamentare, pas protestës së sotme në seancën e kuvendit, ku u dogjën karriget në shenjë simbolike për burgosjen politike të deputetit demokrat Ervin Salianji.  

Socialistët nuk kanë humbur kohë për hakmarrje dhe kanë kërkuar marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve të opozitës që dogjën karriget dhe u përplasën fizikisht në Kuvend.

Mësohet se masë është kërkuar për deputetët:

Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj dhe Edmond Spaho.

Për këtë kërkesë pritet të ketë një mbledhje të komisionit të etikës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco