VIDEO/ Bushati: Rama flet për shtetin bektashi në OKB, kosa e burgosjeve politike vazhdon të funksionojë

21:19, 30/09/2024
A+ Aa A-

Analisti Andi Bushati, i ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, nga ku është shprehur se ata që kanë sot togë gjykatësi dhe prokurorë, janë thjeshtë ushtarë të Rilindjes, dhe sot ata mund të të këpusin kokën edhe pa urdhër fare dhe kjo është ana me tragjike e kësaj historie.

Bushati u shpreh gjithashtu se Rama shkon flet për shtetin Bektashinj në OKB, ndërkohë që kosa e burgosjeve politike vazhdon të funksionojë po njësoj, dhe kjo është e keqja që tregon jo vetëm Salianjin por fundin e regjimit ku kemi mbërritur.

'Nuk e di është Rama, është Xhafa apo është ajo që mua më shqetëson më shumë që është banalizimi ose kthimi në gjë të zakonshme e proceseve fallto me dëshmitarë fallto.

Më e keqja është që sot dhe mua dhe juve mund tna cojnë në gjykatë dhe gjykata të dënon pa urdhër si armik të partisë sepse nuk ka më nevojë për urdhër. Që nga SPAK, tek GJK, tek gjykatat e thjeshta dhe apeli që dha vendimin për Salianjin tani e dinë që po të ka shpallur partia armik ti do marrësh burgun, dhe këtu ka mbaruar kjo fabula e shpresës tek drejtësia.

Ata që kanë sot togë gjykatësi dhe prokurorë, janë thjeshtë ushtarë të Rilindjes, sot ata mund të të këpusin kokën edhe pa urdhër fare dhe kjo është ana me tragjike e kësaj historie.

Unë nuk po them që ata nuk kanë marrë urdhër, por mos u çudisni që ngjarje të tilla do të shohim shpesh të thjeshtësuara sepse sot nuk kemi më drejtësi, sot në këtë vend nuk ka ngelur më një filizë institucionale e pavarur.

I kanë kapur , i kanë tredhur të gjitha dhe procesi i Salianjit këtë tregon.

Mund t’ja bëjnë çdo kujt, pa thënë më urdhër Rama, Rama shkon flet për shtetin Bektashinj në OKB, kosa e burgosjeve politike vazhdon të funksionojë po njësoj, dhe kjo është e keqja që tregon jo vetëm Salianjin por fundin e regjimit ku kemi mbërritur.'- është shprehur Bushati.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco