Cubit që mori autorësinë e burgosjes së Salianjit, dje, i kishin rënë puplat sot

Cubit që mori autorësinë e burgosjes së Salianjit, dje, i kishin rënë puplat sot

20:45, 30/09/2024
A+ Aa A-

Ndërsa mori autorësinë e dënimit të Salianjit dhe ndërseu ushtarët e tij në drejtësi ndaj kreut të Grupit Parlamentar të PD nga SHBA, Edi Rama është kthyer më në fund në Shqipëri.

Takimin e parë pas kthimit nga USA, ku dyshohet se kaloi kohën hoteleve me Vuçiçin, Rama ka shkuar te deputetët që do, një grup patronazhistësh të cilët i lëpihen në mënyrë të shëmtuar për një karrige deputeti.

Gjatë takimit me patronazhistët, Rama nuk ka lënë pa komentuar edhe protestën e opozitës në Parlament, e cila ka shprehur zemërimin e saj duke djegur karriget e Parlamentit pas dënimit të Salianjit dhe ndërprerjes së mandatit të deputetit.

Teksa ishte duke folur në takimin për “Deputeti që duam”, ai tha: Duke ardhur këtu më çoi dikush këtë fotografi… ky është një zjarr i ndezur me karriget e deputetëve të zgjedhur për t’u ulur dhe përfaqësuar ata që i çojnë atje, në shenjë revolte ndaj një vendimi gjykate.

Më tej Rama tha se “politika ka fuqi si të mbjellë ashtu edhe të shfarosë”.

“Besoj mes këtyre dy pamjeve, kuptohet jo absolute por relative, qëndron dhe ndarja sot këtu midis nesh, që përpiqemi të shërojmë, mbjellim… dhe atyre që shkatërrojnë, shkulin, djegin”, tha Rama më tej.

Megjithatë, reagimi i sotëm është dukshëm më i tërhequr dhe tentim për t’ia lënë topin zarave të tij në gjykatë.

Cubi që krekosej nga USA dhe merrte autorësinë për burgosjen e Salianjit, i kishin rënë puplat pasi ka parë vendosmërinë e deputetëve të opozitës për të mos toleruar nëpërkëmbjen, kapjen e shteti dhe kriminalizimin e Shqipërisë nga Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco