Berisha: Thirrje shqiptarëve në katër anët e dheut, të nxjerrim Shqipërinë nga kthetrat e mafias shqiptaro-ndërkombëtare

Berisha: Thirrje shqiptarëve në katër anët e dheut, të nxjerrim Shqipërinë nga kthetrat e mafias shqiptaro-ndërkombëtare

20:02, 30/09/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha është ndalur te thirrja që ai u bën shqiptarëve në katër anët e dheut, të angazhohen kudo që janë në këtë betejë, më të rëndësishmen e jetës së tyre, për të nxjerrë Shqipërinë nga kthetrat e mafias shqiptaro-ndërkombëtare, e cila luftën e opozitës kundër korrupsionit e ndëshkoi me sanksione për korrupsionin. 

‘Çdo ditë që kalon, del në pah shëmtia e fytyrës së mafias që është vërsulur të rrënojë këtë komb, për 1001 arsye, për pushtetin e Edi Ramës, për pasurimin e Edi Ramës, për vjedhjet e Edi Ramës, për tradhëtitë e Edi Ramës.’-theksoi Berisha në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’.

FJALA E BERISHËS

Miqtë e mi! 
O sot o kurrë, duhet të marrim fatin në duart tona. 
Flakët e guximit tonë, flakët e trimërisë tonë, duhet të pluhur, shkrumb e hi, ëndërrat, përpjekjet, projektet e mafias shqiptare e ndërkombëtare për shkatërrimin e këtij kombi me drogë, vjedhje e korrupsion. 
Flakët e guximit tonë, energjisë tonë, trimërisë tonë, duhet të bëjnë shkrumb e hi projektet antishqiptare të Edi Ramës, thikat që ai përgatit me të tjerët mbas shpine ndaj shqiptarëve në Shqipëri.
Bashkëpunimin e tij prej tradhëtari kundër shqiptarëve në Kosovë.
Miqtë e mi, shqiptarë kudo që jeni, të bashkohemi në këtë betejë vendimtare.
U bëj thirrje shqiptarëve në katër anët e dheut, të angazhohen kudo që janë në këtë betejë, më e rëndësishmja e jetës së tyre, të nxjerrim Shqipërinë nga kthetrat e mafias shqiptaro-ndërkombëtare, e cila luftën e opozitës kundër korrupsionit e ndëshkoi me sanksione për korrupsionin. 
E cila luftën e opozitës kundër krimit dhe trafiqeve e ndëshkoi me burgosjen e deputetëve të saj.
Çdo ditë që kalon, del në pah shëmtia e fytyrës së mafias që është vërsulur të rrënojë këtë komb, për 1001 arsye, për pushtetin e Edi Ramës, për pasurimin e Edi Ramës, për vjedhjet e Edi Ramës, për tradhëtitë e Edi Ramës.
Ndaj dhe sot nisi beteja, radha është e jona, është radha e shqiptarëve, është radha e guximtarëve, është radha e atdhetarëve.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!
Betejë, betejë dhe vetëm betejë.
Fitore, fitore, fitore! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco