Berisha: Shqiptarët  do të ngrihen kundër Edi Ramës, Xhorxh Sorosit, Aleks Sorosit dhe mafias ndërkombëtare

Berisha: Shqiptarët do të ngrihen kundër Edi Ramës, Xhorxh Sorosit, Aleks Sorosit dhe mafias ndërkombëtare

19:48, 30/09/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës Sali Berisha, mbajti fjalën e tij sot gjatë tubimit në 'Rrugën e Shpresës'.

Pas trazirave të sotme në Kuvend, Berisha u shpreh më i bindur se kurrë se është moment i duhur që gjithë shqiptarët të bëhen bashkë, kundër Edi Ramës, Xhorxh Sorosit, Aleks Sorosit dhe mafias ndërkombëtare.

Miqtë e mi!

Le të kthehemi pak disa vite më parë, kur shorti i ra kontrollit pasuror të Edi Ramës, mafia ndërkombëtare u vërsul si egërsirë kundër këtij kontrolli, sepse ishin ndërtuar sarajet në Surrel, sepse kishin mbirë në sheshin e pallateve, pallati 5 katësh Linda Rama, sepse nuk ekzistonte asnjë faturë, tatimore, doganore e çfarëdolloj.

Kurse sot me vullnetin e lig antishqiptar për të mposhtur dhe rrënuar një komb, akuzuan Sali Berishën për korrupsion paçka se dëshmia e vetme dolën 400 metra katrorë tokë të Jamarbër Malltezit, pasardhës i familjes së katërt më të pasur të Shqipërisë.

Këta mafioze zgjodhën korrupsionin, mbështetjen e tij për të shkatërruar Shqipërinë dhe shqiptarët.

Cili ishte korrupsioni i Sali Berishës, tani që përfunduan çdo hetim, pagesat që vajza e saj, ka bërë për pushime, i ka bërë për kujdes shëndetësor, si çdo fëmijë i bën të atit dhe i ati i bën fëmijës. Ky është korrupsioni o mafioz, që e bën për të shkatërruar Shqipërinë, por shqiptarët  do të ngrihen kundër Edi Ramës, Xhorxh Sorosit, Aleks Sorosit dhe mafias ndërkombëtare, Mcgonigalëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco