Berisha: Kjo është një betejë për të shpëtuar kombin shqiptar, nuk është betejë për Salianjin, apo ndonjë parti politike

Berisha: Kjo është një betejë për të shpëtuar kombin shqiptar, nuk është betejë për Salianjin, apo ndonjë parti politike

19:36, 30/09/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në tubimin e përnatshëm në 'Rrugën e Shpresës', u shpreh se kjo është një betejë për të shpëtuar kombin shqiptar,dhe  nuk është një betejë për Ervin Salianjin, as për një njeri tjetër.

'Kjo është një betejë për fatin e Shqipërisë. Ata të cilët projektuan shkatërrimin e kombit me shkatërrimin e opozitës, do të marrin në flaket e kësaj lëvizje, përgjigjen përfundimtare. '- u shpreh Berisha.

FJALA E BERISHËS

Të dashur miq!
Edi Rama, ky padrino, pasi organizoi grushtin e shtetit me mafian ndërkombëtare kundër opozitës, u vërsul me të gjitha mjetet për ta fshirë atë nga faqja e dheut.
Por dështoi dhe më pas ai ndërseu mercenarët e tij të drejtësisë, të burgosë në arrest shtëpie rivalin e vet politik, me bindjen e thellë se mandat nuk fiton kurrë me në këtë vend. 
I papërmbajtur,  i tmerruar nga fuqia e opozitës për të mbjellë frikë dhe terror te çdo qytetar, ai burgosi me dëshmitar të rremë, Ervin Salianjin, sepse u faktoi shqiptarëve dhe botës, se vëllazëria Xhafa me faqeziun ministër dhe me Geronin e shpellave, vazhdonte trafiqet, pasurohej me Olsin, me Edin vëllazërinë Rama. 
Kjo është një betejë për të shpëtuar kombin shqiptar, nuk është një betejë kjo për Ervin Salianjin, as për një njeri tjetër, është një betejë kjo për një parti politike.
Kjo është një betejë për mbarë shoqërinë shqiptare.
Kjo është një betejë për fatin e Shqipërisë. Ata të cilët projektuan shkatërrimin e kombit me shkatërrimin e opozitës, do të marrin në flaket e kësaj lëvizje, përgjigjen përfundimtare. 
Dhe do të marrin kur në çdo skaj, në çdo shesh, në çdo rrugë, qytetarët të ngrihen në mosbindje civile.
Kur Shqipëria të jetë e tëra në duart e tyre, dhe jo në duart e këtyre kriminelëve mafiozë dhe mafias ndërkombëtare që kërkon me çdo kusht, kombin shqiptar ta mposhtë, ta shkatërrojë me drogë, korrupsion, vjedhje. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco