Deputetët e PD djegin karriget/ Nallbati: Ky është një insitucion që nuk ju shërben më qytetarëve

18:26, 30/09/2024
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati në një lidhje të drejpërdrejtë me Sonila Meçon në 'Task Force' në Syri Tv, u shpreh se akti I sotëm i diegies së karrigeve nga deputetët e PD, para parlamentit, e kishte një domethënie dhe ajo ishte se ky institucion prej kohësh nuk është më në shërbim të qytetarëve.

Tashmë të gjithë e dimë se ku ka arritur ky vend, bë çfarë faze ka arritur Shqipëria dhe se sip o qeveriset ky vend nga duart e Edi Ramës.

Në këto vite kanë ndodhur gjëra të rënda të pafundme duke nisur që nga kanabizimi i vendit, korrupsioni galopant dhe përfshirja e qeveriusë në të, por kjo që ndodhi tani më nënkryetarin e grupit parlamentar, është akti i fundit që kaloi vijat e kuqe.

Në fakt kishte nisur kjo luftë agresive ndaj opozitës qe më burgosjen e kryetarit të opozitës.

Vazhdoi me tej me aktin skandal të mos konsideratës dhe përdhosjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që është organi Sovran më i lartë i këtij shteti dhe nuk mund të gjykohej e të mendohej se nuk do zbatohej.

Që në atë moment shteti ka rënë!

Ndërkohë që me aktin tjetër, burgosjen e Salianjit me një proces fals të monutar nëpërmjet një dëshmitari, një ordineri të paguar nga drejtorat e policicë, dhe nëndrejtorat, ishte moment i fundit ku do duhej një reagim i fortë dhe tashmë opozita ka marrë një vendim, që nuk do ketë më aspak kthim mbrapa por vetëm përballje me këtë qeveri.

Simbolika e këtij akti, këtë do të thotë, që në këtë vend çdo gjë ka marrë fund dhe ky është një insitucion që nuk ju shërben më qytetarëve, nuk meriton të egzistojë për aq kohë sa është noter i krimit, dhe kësaj qeverie që është palë me krimin.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco