VIDEO/ Baçi: Ata janë vandalët e korrupsionit, në 7 tetor do të flasë sovrani, do të flasin qytetarët

18:00, 30/09/2024
A+ Aa A-

Deputeti Luan Baçi, pas gjestit simbolik që grupi parlamentar i PD bëri para kuvendit,  u shpreh se Ervin Salianji do të vijojë fushatën për demokratët nga burgu.

Ai theksoi se kjo situatë ka nisur me arrestimin e Sali Berishës në fund të vitit 2023, ndërsa shtoi se në protestën e 7 tetorit “do të flasë sovrani”.

“Ata janë vandalët e korrupsionit. Na quajnë ne vandalë? Burgosën Ervin Salianjin. Salianji do ta vazhdojë fushatën edhe aty, bashkë me ne, ne nuk do të ndalojmë. Kjo ka filluar në 30 dhjetor 2023 me arrestimin e Sali Berishës.

Që atë ditë duhet të kishim ndezur zjarr të gjithë vendin. Sot, arrestuan një deputet të PD, nënkryetarin e grupit parlamentar për fjalën e lirë, pse denoncoi një trafikant droge. Nga denoncimi i Ervin Salianjit trafikanti i drogës shkoi në burg në Romë me këmbët e tij. I vendosin emrin kallëzim të rremë, gjyqësor i Edi Ramës. Në 7 tetor do të flasë sovrani, nuk ka fjalime, do të flasin qytetarët” tha Baçi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco