Ashtu siç kishin paralajmëruar më herët eksponete të lartë të opozitës, Dënimi i Ervin Salianji, ka ndyshuar rrjedhen e jetes normale në Kuvend, pasi deputetet e grupit parlamentar demokrat, kanë bojktuar, këtë të hënë komisionet parlamentare.
Në emer të grupit parlamentar, kryetarja e komisonit të Integrimit Jorida Tabaku, dhe deputeti Edi Paloka, mbajtën qëndrimin në nisje të mbledhjes, së komisonit për çështjet europiane, ku u diskutua, drafti pozicioni negociues, për grupin e parë të kapitujve për negociatat e anetrësimit.
Opozita nuk e votoi draftin, por mori pjesë në komision, për të shprehur qëndrimin se Partia Demokratike e mbështet integrimin e evendit, pavarësisht se sot në vend, balanca e pushteteve dhe respektimi I shtetit ligjor janë në rrezik.
Në një dalje për mediat, deputeti I partisë demokratike, Edi Paloka, u shpreh se grupi parlamnetar do të vendose për aksionin në kuvend, ndërsa paralajmëroi se opozita do të kërkojë ngritjen e një komisioni, për të zbardhur lidhjet e mazhorancës me krimin.
Nga ana tjetër, mazhoranca është e vendosur pqëe të vijuar normalisht punën në komisione dhe në seancë plenare. Ky ishte mesazhi që dha në përfundim të mbledhjes, kreu I grupit parlmanetar të PS, Niko Peleshi, pasi I kishte porositur deputetet socialiste, të shmangin retoriken dhe përplasjet me opozitën.
Ndërsa opozita bojkotooi, socialistët, vijuan të vetëm zhvillimin e mbledhjeve, të komisionit hetimor për koncesionet në shëndetësi, mbledhjen e komsionit të ligjeve dhe edukimit.
© SYRI.net