Berisha: Denonconi te ligjvënësit tuaj ndikimin armiqësor dhe antidemokratik të Xhorxh Sorosit në Shqipëri

14:07, 30/09/2024
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në bashkëbisedimin me shqiptarët e Miçiganit, u ka kërkuar atyre që të denoncojnë tek ligjëvënësit e tyre në SHBA, gjendjen e rëndë të demokracisë, dhe ndikimin antidemokratik të Xhorxh Sorosit në Shqipëri.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Por meqë jam këtu tek roli juaj, mundësia juaj është shumë e madhe përsëri.

Të rrisni ndjeshmërinë tek ligjvënësit tuaj, të cilët historikisht kanë mbështetur shqiptarët në rrugën e tyre të lirisë për situatën dramatike dhe për ndikimin armiqësor, antidemokratik, antishqiptar të superspekulantit të planetit, Xhorxh Soros.

Unë dua t’u informoj ju se të gjitha projektet nga viti 2013, përveç periudhës së presidentit Tramp, madje edhe gjatë asaj periudhe, më falni, të Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës me Serbinë, janë projekte të firmosura nga Fondacionit të Shoqërisë së Hapur në Beograd.

Ndarja e Kosovës, Ballkani i Hapur, droga në Shqipëri, reforma në drejtësi.

Të dashur miq, ju duhet të dini sot se Xhorxh Sorosi në trurin e reformës në drejtësi vendosi Luan Omarin, në të vërtetë hartuesin e Kushtetutës më famëzezë të kohës, Kushtetutës që shpalli Shqipërinë shtet ateist në vitin 1974.

A mund ta imagjinoni ju këtë?

Cilat janë pasojat e reformës në drejtësi sot, e cila u realizua me angazhimin total të diplomatëve sorosianë në Tiranë?

Cilat janë pasojat? Ua them unë ju. Sot çdo shqiptar, për një proces civil, dhe janë të dhëna zyrtare këto, duhet të presë 14.6 vite për një vendim në gjykatë. Për një çështje penale duhet të presë 10 vite.

Pra, kombi juaj, shqiptarët janë të vetmit në botë sot që nuk kanë një proces të drejtë ligjor.

Falë kësaj reforme, për të cilën taksapaguesit amerikanë kanë shpenzuar dhjetëra milionë.

Aspekti i dytë i kësaj reforme është prokuroria politike që përdoret në mënyrë absolute identike njëlloj si në kohërat më të zeza të diktaturës.

Sot në Shqipëri, liderët e tre partive kryesore opozitare janë në ndjekje penale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco