VIDEO/ Nik Gjonaj: Me fitoren time, bashkëatdhetarëve shqiptarë do t’u hapen shumë dyer! Të luftojmë të keqen!

14:05, 30/09/2024
A+ Aa A-

Shqiptari Nik Gjonaj, kandidati Republikan në qarkun Oakland në Miçigan të SHBA, ka kërkuar mbështetjen e bashkëkombasëve të tij që jetojnë e punojnë atje, pë rta vënë në krye të punëve të këtij qarku.

Duke e konsideruar PD shqiptare simotër të Partisë Republikane në SHBA, Gjonaj, tha se ajo që na bën bashkë është e keqja e këtij rendi botëror, që po anon kundër vlerave perëndimore.

Gjatë takimit me demokratët e diasporës në Miçigan në SHBA, Gjonaj tha se me fitoren e tij, bashkëatdhetarëve shqiptarë do t’u happen shumë dyer, jo vetëm për ta por edhe për popullin shqiptar.  

PD është simotër e Partisë Republikane në SHBA. Unë jam rritur këtu, prindërit ishin nga Malësia e Madhe, jam edukuar këtu dhe kam nisur biznese. Gjërat kanë ndryshuar dhe të gjithë  e kemi parë. Bota është ndryshe tani. Me këtë fitore nëse mund ta kthejmë këtë vend përsëri në duart e Republikanëve mund t’ju premtoj si bashkëatdhetarët e mi shqiptarë se kjo do të hapë dyer, që nuk mund t’i imagjinoni për popullin tonë.

Jo vetëm në Oakland County, jo vetëm në Miçigan, por do të luftojnë për kauzën shqiptare dhe do të bëjmë ç’të mundemi për të ndihmuar partinë simotër këtu, sepse një votë këtu është një votë dhe për atje. Kërkoj mbështetjen tuaj jo vetëm financiare por edhe për të përhapur fjalën. Nëse s’jeni regjistruar, ju lutem bëjeni, kjo është shumë e rëndësishme.

Lajm i shkëlqyer të dëgjosh se do të jetë mundësia për të votuar në diasporë. Kjo është arritje e madhe, është një betejë globale. Në shumë aspekte, një betejë shpirtërore. Ne po luftojmë kundër së keqes. Duhet ta bëjmë në nivel lokal, qendror, kombëtar dhe ndërkombëtar. Sepse kemi një armik të përbashkët.  Duhet të vendosim një rend të ri botëror, një rend të bazuar në vlerat perendimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco