VIDEO/ Xhixho: Rrugët e Tiranës nën pushtetin e plehrave, bashkia pastron paratë e pista

VIDEO/ Xhixho: Rrugët e Tiranës nën pushtetin e plehrave, bashkia pastron paratë e pista

13:07, 30/09/2024
A+ Aa A-

Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka denoncuar me pamje siutuatën e rëndë në trë cilën është futur kryeqyteti shqiptar nga pushtimi i plehrave në çdo rrugë të tij.

Shkak i kësaj situate alarmante jo vetëm për nga papastërtia por edhe nga përhapja e sëmundjeve në Tiranë, Xhixho thotë se është korrupsioni i Bashkisë së drejtuar nga Erion Veliaj me kompaninë e ngarkuar për pastrimin Eco Tirana”.

“Tirana vijon të mbetet e pushtuar nga plehrat.

Edhe pse paguajmë 80 mijë euro në ditë për inceneratorin që nuk ekziston, edhe pse japim 20 milionë euro për kompaninë “Eco Tirana”, e cila duhet të përgjigjet për të gjithë territorin e kryeqytetit, kjo është situata në lagjet e Tiranës.

Tirana është qyteti më i ndotur, ku mbeturinat që derdhen rrugëve rrezikojnë jetën e qytetarëve, sepse Bashkia e Tiranës që drejtohet nga grupi i strukturuar kriminal 5D kanë interes vetëm vjedhjen, korrupsionin dhe kthimin e Tiranës në lavatriçe të pastrimit të parave të pista”, shprehet Erisa Xhixho në komentin bashkëngjitur pamjeve dramatike nga rrugët e Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco