Lajmi i fundit

Kryetari i PD, Sali Berisha takim me demokratët e Michiganit në SHBA

Meta: Ndërprerja e PPP-ve korruptive, domosdoshmëri për të shpëtuar shtetin nga falimentimi

Meta: Ndërprerja e PPP-ve korruptive, domosdoshmëri për të shpëtuar shtetin nga falimentimi

11:43, 30/09/2024
A+ Aa A-

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka rikthyer në vëmendje rrezikun që ekonomisë i vjen nga PPP.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta thekson se skemat e Partneritetit Publik Privat (PPP) janë shndërruar në prokurime të drejtpërdrejta me kosto tepër të lartë dhe me rreziqe të mëdha fiskale.

Teksa iu ka referuar një studimit të vitit të shkuar të Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi rreziqet që sjellin PPP-të, Meta thotë se PPP-të, janë dhënë në mënyrë klienteliste, si një instrument abuzimi për përfitime korruptive në nivelin më të lartë qeverisës në kurriz të taksapaguesve.

Pagesat për shërbime që nuk kryhen, si inceneratorët, check-up apo sterilizimi vazhdojnë edhe kur këto projekte janë të paefektshme, shkruan Meta.

Sipas tij, ndërprerja urgjente e këtyre praktikave abuzive korruptive dhe rishikimi i kontratave është një domosdoshmëri për të shpëtuar falimentimin e shtetit nga korrupsioni skizofrenik i “Rilindjes”.

Postimi

Skemat e Partneritetit Publik Privat (PPP) janë shndërruar në prokurime të drejtpërdrejta me kosto tepër të lartë dhe me rreziqe të mëdha fiskale.
PPP-të po dëshmojnë qartësisht dhënien e tyre në mënyrë klienteliste, si një instrument abuzimi për përfitime korruptive në nivelin më të lartë qeverisës në kurriz të taksapaguesve.
Një studim i fundit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka hedhur dritë mbi abuzimet me PPP-të në Shqipëri, të cilat janë kthyer në një barrë të rëndë për buxhetin e shtetit dhe qytetarët shqiptarë.
Ndërsa kuadri ligjor për PPP-të kërkon që autoritetet kontraktore të sigurojnë që detyrimet e ardhshme në lidhje me to të mbulohen në buxhetin vjetor të miratuar, në praktikë rezulton se ky proces administrohet jashtë procesit buxhetor.
Raporti i FMN paralajmëron për pasoja të rënda fiskale që kanë këto skema të “qepura keq”, duke krijuar rreziqe të mëdha për financat publike dhe ekonominë shqiptare.
Pagesat për shërbime që nuk kryhen, si inceneratorët, check-up apo sterilizimi vazhdojnë edhe kur këto projekte janë të paefektshme.
Ndërprerja urgjente e këtyre praktikave abuzive korruptive dhe rishikimi i kontratave është një domosdoshmëri për të shpëtuar falimentimin e shtetit nga korrupsioni skizofrenik i “Rilindjes”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco