Xhaferri: Realiteti i mjerë i 7 nxënësve në shkollën luksoze në Pajan të Tiranës shuplakë për MAS dhe Ministrinë e Fëmijëve!

Xhaferri: Realiteti i mjerë i 7 nxënësve në shkollën luksoze në Pajan të Tiranës shuplakë për MAS dhe Ministrinë e Fëmijëve!

10:14, 30/09/2024
A+ Aa A-

Realiteti i nxënësve të fshatit Backë të Skraparit që u duhet të bëjnë 4 orë në këmbë për të shkuar në shkollë, nuk është i izoluar në vendin që qeveris Rilindja, ku për çdo pallat të ndërtuar mbyllet një shkollë dhe për çdo kullë të ndërtuar mbyllet një Universitet.

Në fshatin Pajan të Pezës, vetëm 40 minuta me makinë nga qendra e Tiranës, 7 nxënësit e mbetur në shkollën e këtij fshati, që i ka kushtuar buxhetit të Shtetit 630 milionë lekë, arsimtarët vijnë dy orë me vonesë, teksa mësimi zhvillohet në 2 klasa kolektive si një shekull më parë.

Nuk di të them nëse këto 2 arsimtare janë patronazhiste, nuk e di nëse u mundëson transport Zyra Arsimore, a është në dijeni ZVA për këtë situatë, por me bindje të plotë e di që këtyre 7 fëmijëve po u hyhet në hak.

Ky realitet është i pranishëm në shumë zona të thella të vendit, por që ky realitet të jetë i pranishëm në mes Tiranës dhe Durrësit, kjo tregon se në këtë qeveria e ka lënë gjithçka në mëshirë të rastësisë dhe babëzisë.

Si njohës dhe kontribues i kësaj fushe dhe si djalë arsimtarësh jam i tronditur për faktin se asnjë institucion deri më tani nuk ka marrë masa për të ndryshuar realitetin e këtyre 7 fëmijëve, teksa e kam një falenderim për gazetarin Renaldo Salianji, që zgjodhi të përcillte këtë të vërtetë të hidhur në medien ku punon.

Përballë këtij realiteti MAS dhe artificat si Ministria e Fëmijëve e shpikjet e këtij lloji, kanë rënë. 

Arsimi është shtylla e një kombi dhe të gjithë ata që punojnë për asgjësimin e tij, duhet të marrin përgjigjen e duhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco