‘Referencën, do e paguajnë qytetarët’/ Sipërmarrësja Çanga: Blerësi e ka të pamundur të ndjekë rritjen e çmimit, s’blen dot as të lirën

09:16, 30/09/2024
A+ Aa A-

Për sipërmarrësen e pasurive të paluajtshme, Erjola Çanga, kostot e ndërtimit do t’i vuajnë pjesa fundore, që janë qytetarët. E ftuar në Kafe Shqeto me Flavio Qarrin, sipërmarrësja Çanga tha se se blerësi e ka të pamundur të ndjekë trendin rritës të çmimit të banesave.

Sot, sipas saj, qytetarët e kanë të pamundur të blejnë një ndërdtesë me çmim të lirë dhe jo më të shtrenjtë.

Pjesa fundore do paguajë pasojat për shkak të rritjes së kostove të ndërtimit. Sot për sot jemi para faktit që çmimi është kaq i rritur, sa blerësi e ka të pamundur ta ndjekë rritjen e tij. Se përballon dot më, nuk blen dot më as të lirën, jo më të shtrenjtën.

Dy vitet e fundit e kanë përballuar me qira, ndërsa sot duke mos përballur rritjen e çmimeve kush do e përballojë taksën e rritur? Kjo vë ndërtuesit para faktit që do ulin marzhin e fitimit që të ruajnë stabilitetin në treg. Grupet e interesit janë më të prekur, sepse tregu nuk u përgjigjet çmimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco