FOTOLAJM/ Katoliku Rama, paradite lutet për bektashinjtë, pasdite lutet për hebrejt!

FOTOLAJM/ Katoliku Rama, paradite lutet për bektashinjtë, pasdite lutet për hebrejt!

23:10, 29/09/2024
A+ Aa A-

 

Kryeministri i Shqipëisë, i vetëdeklaruar katolik, Edi Rama ka përfunduar në faqen e medias hebreje, Col Live, pasi duket në një foto duke shkruajtur një lutje, përpara se të hynte në Rebbe's Ohel në Varrezat e Vjetër Montefiore në Queens, Nju Jork’.

Rama, paradite lutet për Bektashinjtë, pasdite lutet për Hebrejt! Edvin Rama në shtypin e hebreve COL LIVE’, ironizon analisti Ylli Dylgjeri në Facebook.

‘Kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili është katolik dhe i njohur për marrëdhëniet e tij të ngrohta me komunitetin hebre dhe Izraelin, u pa duke shkruar një kërkesë për lutje përpara se të hynte në Rebbe's Ohel në Varrezat e Vjetër Montefiore në Queens, Nju Jork’, shkruan Col Live.

Kujtojmë se në fjalën e tij gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Rama foli për bektashinjtë që sipas tij ishin ‘jetimë’ dhe ky po mundohej duke i dhënë të drejtën për të formuar shtetin bektashi, ndërkohë që pas pak ditësh përfundon si një ‘hebre i devotshëm’, duke shkruar një kërkesë lutje përpara se të hynte në Varrezat e Vjetër Montefiore në Queens, Nju Jork’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco