DETAJET/ ‘Jemi në luftë’/ Porositë e Nokës për krerët e degëve dhe deputetët e PD për protestën e 7 tetorit

DETAJET/ ‘Jemi në luftë’/ Porositë e Nokës për krerët e degëve dhe deputetët e PD për protestën e 7 tetorit

19:34, 29/09/2024
A+ Aa A-

Teksa Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka njoftuar se protesta e paralajmëruar do të mbahet pasditen e së hënës së 7 tetorit, Syri Tv ka mësuar detajet e reja që do të shënojnë protestën.

Këhsilli Kombëtar i PD, ka menduar që kryeministria do jetë nisja e protestës së 7 tetorit, më vonë është menduar të lëvizet në të gjithë kryeqytetin, ndërsa e veçanta e kësaj proteste është se nuk do të jetë si ato të kaluarat.

Ajo që ka parashikuar në unanimitet Këshilli Kombëtar i PD, është se gjatë protestës nuk do të ketë fjalime nga udhëheqës apo deputetë.

Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka ka lënë porositë e fundit për kryetarët e degëve, të cilëve u ka kërkuar nagazhim maksimal për pjesëmarrje të lartë në protestë.

‘Takohuni me anëtarët, harroni komunikimet me grupet ëhatsapp. Ne jemi në luftë’, është një nga porostë e Nokës për krerët e degëve të PD.

‘Nuk kemi luksin të njoftohemi dhe të angazhohemi përmes kësaj menyre. Nuk është serioze. Të respektojmë këdo që do të ftojmë në protestë. T'i takojmë’.

Noka u ka kërkuar degëve të Tiranës të jenë në terren çdo ditë, deputetët në zona gjithashtu.  

‘Jemi ne lufte , t'i përgjigjemi me disiplinë të hekurt. Nuk ka kthim pas. Të mos e mendojë kush. Vetem fitore, ishin porositë e fundit të sekretarit të Përgjithshëm të PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco