Berisha: Beteja më 7 tetor, beteja e jetës sonë! 7 tetori do jetë dita e drejtësisë, dita e triumfit, dita e fitores

Berisha: Beteja më 7 tetor, beteja e jetës sonë! 7 tetori do jetë dita e drejtësisë, dita e triumfit, dita e fitores

19:32, 29/09/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal te protesta e 7 tetorit, duke theksuar se kjo të do të jetë beteja e jetës tonë.

‘Beteja më 7 tetor është beteja e jetës sonë! 7 tetori do jetë dita e drejtësisë, dita e triumfit, dita e fitores’, u shpreh Berisha gjatë tubimit qytetar në mbështetje të tij që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Në betejë për të rivendosur në Shqipëri ligjin, Kushtetutën e shqiptarëve, jo të Xhaçkave, jo të Ramës, jo të hajdutëve, jo të Dumanëve, jo të Gjokëve, të kësaj kategorie kriminale, por Kushtetutën si shtyllë kryesore e rendit demokratik, ligjin dhe drejtësinë të barabartë për shqiptarët.

Beteja më 7 tetor është beteja e jetës sonë. 7 tetori është dita e shqiptarëve. 7 tetori është dita e të rinjve shqiptarë. 7 tetori është dita e burrave dhe grave të Shqipërisë, dita e pensionistëve shqiptarë, dita e drejtësisë, dita e triumfit, dita e fitores.

Ndaj dhe ftoj edhe njëherë çdo qytetar shqiptar, ftoj të gjithë shqiptarët në emigracion dhe kudo që janë të nisim së bashku betejën vendimtare për fatin e Shqipërisë.

Vendimtare për lirinë e shqiptarëve.

Për përmbysjen e narkoshtetit të Edi Ramës, këtij armiku të egër të kombit shqiptar.

Këtij armiku të egër të qenies së shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco