Berisha: PD ka vendosur, në betejë për të paralizuar narkoregjimin e këtij armiku të egër të shqiptarëve

Berisha: PD ka vendosur, në betejë për të paralizuar narkoregjimin e këtij armiku të egër të shqiptarëve

19:30, 29/09/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha u shpreh se Partia Demokratike ka vendosur që të përballet me narkoregjimin, pas burgosjes së deputetit demokrat Ervin Salianji, pasi ky i fundit denoncoi publikisht vëllain trafikant të ish-ministrit të Brenshëm, Fatmir Xhafaj.

‘PD ka vendosur, në betejë për të paralizuar narkoregjimin e këtij armiku të egër të shqiptarëve’, u shpreh Berisha gjatë protestës maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ju misionarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë të dinjitetit, të lirisë, të shpresës dhe besimit të shqiptarëve,

Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të parlamentit të lirë të qytetarëve, që përcjellin çdo natë në zemrat dhe mendjet e qytetarëve shqiptarë të vërtetat e këtij regjimi që sundon me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Të dashur miq, tre vite, një betejë epike e demokratëve shqiptarë për të qëndruar si opozitë e vërtetë e kombit dhe vendit të tyre.

Në tre vite, mafia e egër shqiptare, mafia ndërkombëtare, bëri gjithçka që Shqipëria, mobokracia e Edi Ramës të mos kishte një opozitë.

Qeveria e Edi Ramës kalonte nga krimi monstruoz në krimin tjetër monstruoz ndaj opozitës, ndaj shqiptarëve.

Qeveria e Edi Ramës kalonte nga një vjedhje monstruoze në një vjedhje tjetër.

Drejtësia e mercenarëve të Skapit të partisë vazhdonte ditë e natë pazarët me vrasësit, trafikantët, duke u zhytur çdo ditë e më shumë në krim dhe kriminalitet. Duke u shndërruar gjithnjë e më shumë në një peng të Edi Ramës, në një instrument të verbër kundër opozitës.

Por çdo ditë e më shumë, para shqiptarëve bëhej e qartë se beteja për votën e lirë, është betejë e jetës së tyre.

Se me Edi Ramën, me organizatën e tij kriminale qeveri, me organizatën e tij kriminale Skapi i partisë, Shqipëria zgjedhje nuk ka dhe nuk mund të ketë.

Por beteja për zgjedhjet është betejë për lirinë, është betejë për dinjitetin, është betejë për të ardhmen, është betejë për kombin dhe Shqipërinë.

Një vend pa zgjedhje, një komb pa zgjedhje, shkon drejt shfarosjes, hyn në agoni, në vdekje klinike.

Një komb pa zgjedhje, nuk ka dritë në tunel.

Një komb pa zgjedhje nuk shijon lirinë, por vetëm shtypjen, mashtrimin, vjedhjen dhe krimin mbi të.

Ndaj dhe PD, e vendosur, e betuar për të bërë çdo sakrificë, për të paguar çdo çmim për t’u rikthyer shqiptarëve votën e lirë, dinjitetin që meritojnë, për t’u rikthyer shqiptarëve besimin tek Shqipëria, ka hedhur kushtrimin: të gjithë në këmbë, o sot o kurrë, në betejë për qeveri teknike.

Në betejë për të paralizuar narkoregjimin e këtij armiku të egër të shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco