Berisha: Me burgosjen e Ervin Salianjit, Edi Rama nisi fushatën e terrorit ndaj opozitës dhe shqiptarëve

Berisha: Me burgosjen e Ervin Salianjit, Edi Rama nisi fushatën e terrorit ndaj opozitës dhe shqiptarëve

18:40, 29/09/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha theksoi se prej denoncimeve publike të Ervin Salianjit, shqiptarët mësuan se vëllai i ish-ministrit të brendshëm, ‘Faqezi Xhafaj’, jo vetëm fshihej në Shqipëri në një kohë kur kërkohej në vendin fqinj për të vuajtur dënimin e marrë, por si baron droge, me vëllain ministër, me lidhje të ngushta me vëllain e kryemafiozit të Shqipërisë, Olsin, drejtonte nga Vlora, qarku dhe porti i saj, trafiqet drejt Italisë dhe vendeve të tjera.

‘E vërteta është se me burgosjen e Ervin Salianjit, Edi Rama nisi fushatën e terrorit ndaj opozitës dhe shqiptarëve’, u shpreh Berisha gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD, ku pritet të vendoset për protestën kombëtare të 6 tetorit.

Berisha: Të dashur qytetare e qytetarë!

E vërteta është se prej denoncimeve publike të Ervin Salianjit, ju mësuat se vëllai i ish-ministrit të brendshëm, Faqezi Xhafaj, që drejtonte policinë e tyre, jo vetëm ishte një trafikant droge i rrezikshëm me aktivitet trafiqesh ndërkombëtare në Itali dhe Venezuelë, jo vetëm ishte i dënuar nga gjykatat e këtyre vendeve për krimet e tij të shëmtuara, jo vetëm fshihej në Shqipëri në një kohë kur kërkohej në vendin fqinj për të vuajtur dënimin e marrë, por si baron droge, me vëllain ministër, me lidhje të ngushta me vëllain e kryemafiozit të Shqipërisë, Olsin, drejtonte nga Vlora, qarku dhe porti i saj, trafiqet drejt Italisë dhe vendeve të tjera.

Dhe natyrisht lojërat e fatit dhe trafiqe të tjera kriminale.

Të dashur miq, prej denoncimit kurajoz të Ervin Salianjit, Geron Xhafaj sot gjendet prapa hekurave në Itali, pikërisht për trafik droge.

Vlora, Shqipëria një kriminel më pak.

Por për gjykatën politike personale të Edi Ramës, për gjykatën e sunduar nga krimi i organizuar, me urdhër të partisë, Ervin Salianji shkoi në burg për kallëzim të rremë, bazuar në kallëzimin e Geron Xhafës, si një hakmarrje, si një dëshmi e sundimit të plotë të kodit të mafies të vëllazërive mafioze Rama-Xhafaj në Shqipëri.

Me këtë akt, kreu i narkoshtetit shqiptar, Edi Rama nisi zyrtarisht fushatën e tij.

Por miqtë e mi, shqiptarët nuk janë naivë. Edi Rama nuk nisi fushatë elektorale, pasi zgjedhje me Edi Ramën është faktuar në mënyrën më të pakundërshtueshme se nuk ka dhe nuk mund të ketë.

E vërteta është se me burgosjen e Ervin Salianjit për denoncimin e tij guximtar, Edi Rama nisi fushatën e hakmarrjes, terrorit ndaj opozitës dhe ndaj shqiptarëve.

Në sytë e çdo shqiptari ishit dëshmitarë të triumfit në sallën e gjyqit, të triumfit në sallën e parlamentit, të krimit dhe drogës mbi të vërtetën.

Në rreshtimin me urdhër politik të të gjitha institucioneve të narkoshtetit dhe të drejtësisë sorosiane me krimin dhe drogën.

Në përdorimin e vendimeve politike të saj si plumba për opozitën.

Si plumba ndaj fjalës së lirë, duke burgosur një opozitar të ri dhe të pafajshëm, një deputet të Kuvendit të Shqipërisë, por shërbimin e tij publik ndaj shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco